Fushata ne Durres Dako e Xhaferraj debat per TEC-in
Kandidati i koalicionit Aleanca per Qytetarin per bashkine e Durresit, Ferdinand Xhaferaj, ka deklaruar se rivali i tij ne keto zgjedhje nuk eshte i sinqerte pasi Dako nenshkroi i pari librin kunder ndertimit te TEC-it dhe njëkohësisht në cilesinë e kryetarit të bashkisë ai ka miratuar masterplanin e zhvillimit ne mbledhjen e KRRT-se se qarkut.
“Më ftoi për të firmosur librin e gjelbër. Pasuroi librin e gjelbër me disa fletë që kanë të bëjnë me qëndrimet e zotërisë përsa i takon TEC-it. Zoti Dako është shprehur: “Vangjush Dako, kryetar i bashkisë së Durrësit ndërhyri për të konfirmuar se edhe në Montekarlo ka një TEC me lëndë djegëse, pikërisht brenda qytetit”. Ai vazhdoi duke theksuar se nuk është vetëm turizmi që mund të të mbështesë zhvillimin e Durrësit dhe se Durrësi duhet të prodhojë diçka dhe parku ka pikërisht këtë qëllim” tha Xhaferaj.
Ndërsa në reagimin e tij kandidati i majtë Vangjush Dako ka theksuar se puna që ka bërë në krye të bashkisë së Durrësit ka qenë gjithmonë në funksion të interesit të qytetarëve.
“Përsa kohë këtyre problemeve nuk u jepet një përgjigje dhe zgjidhje nga ana e kompanisë italiane “Enel” bashkia e Durrësit shprehet kundër realizimit të këtij projekti. Propozimet e mia janë në të mirë të banorëve sepse unë nuk dua që të ndërtohet një TEC në Porto Romane dhe nuk do të ndërtohet për sa kohë do të jetë kryetar i bashkisë Vangjush Dako” tha Dako.
Debati për ndërtimin e TEC-it në qytetin e Durresit ka filluar në nentor të vitit 2010 kur u miratua studimi i masterplanit per zonen e parkut energjitik, por që në këtë kohë nuk ishin përcaktuar ende detajet e ndërtimit të tij si dhe materiali me të cilin do të punonte.
Aleks Kalemasi