Topalli ne Shengjin Te tjera investime per turizmin
Kryetarja e kuvendit Jozefina Topalli nga Shengjini ka premtuar investime te shumta në katër vitet e ardhshme duke synuar rritjen e numrit të turistëve. Topalli ka përsëritur ftesën se pavarësisht ngjyrimeve politike të gjithë janë të mirëpritur për të mbeshtetur alternativën e Aleancës për Qytetarin pasi ajo është alternative e zhvillimit.
“Shëngjini ka marrë një dimension dhe një profil krejt të veçantë në pikat turistike dhe ndër portet më të rëndësishme të Shqipërisë dhe të rajonit. Në katër vjeçarin e ardhshëm ne kemi mundësi të investojmë trefishin e këtyre parave që kemi investuar gjatë ketyre viteve. Ftesa që Sali Berisha I bën çdo qytetari, të majtë, të djathtë, me parti, pa parti: hajdeni në shtëpinë tonë se shtëpia jonë është e hapur për çdo shqiptar” tha Topalli.
Kryetarja e kuvendit ishte në Shëngjin ku ka kërkuar mbështjen e elektoratit për kandidatin e mazhorancës, Zef Gjoka.
Edlira Sulejmani