Panairi i punes 100 vende vakante per 1000 kandidate
100 vende të reja pune do të ofrohen për studentët e sapodiplomuar, por edhe ata që janë të interesuar për një vend pune. Në Tiranë është çelur panairi i punës, i organizuar nga Dhoma Amerikane e Tregtisë si dhe ministria e Punës.
Përfaqësuesit e këtyre dy institucioneve, u shprehën se kjo është një mundësi e mirë për të rinjtë që të integrohen në tregun e punës. Kriteret e përzgjdhjes bazohen në nivelin e lartë arsimor që duhet të kenë kandidatët, por edhe të eksperiencës ndër vite.
“E veçanta është që në këtë panair kërkohen punonjës të specializuar dhe gjithnjë e më tepër, kjo është një kërkesë e tregut. Që punonjësit më të mirë të tyre të merren drejtpërdrejt nga tregu i punës”- tha Floreta Luli Faber, kryetare e Dhomës Amerikane të Tregtisë.
“Fakti është që prej 11 vitesh, pavarësisht luhatjeve dhe zhvillimeve ekonomike të ndryshme, një eveniment i tillë që ka të bëjë me tregun e punës funksionon, dhe ajo çka është më e rëndësishme është se funksionon duke rritur cilësinë dhe sasinë e tij” – tha Kastriot Sulka, zv/ministër i Punës
Në këtë panair do të konkurojnë rreth 1000 kandidatë, ndërkohë që ai do të vazhdojë të qëndrojë i hapur edhe ditën e enjte.
Edlira Sulejmani