E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pasaportat e Bashes socialistet kerkojne sqarime

Socialistet i kane kerkuar Lulzim Bashes te sqaroje pajisjen me gjashte pasaporta, qe sipas tyre ka dyshime te forta se jane perdorur per mashtrime financiare. Ndersa nga kampi tjeter, deputeti Gerti Bogdani tha se kryebashkiuaku Rama ka lene shkollat ne gjendje te te pranueshme.

“Ministri Basha ka deklaruar dy ditë më parë se pasaporta e deklaruar në aktin noterial të blerjes së shtëpisë së tij në Hollandë është shqiptare, por cilësimi ‘amerikane’ është një lapsus I noterit hollandez. Kemi arsye shumë të forta të dyshojmë se është shumë më tepër se sa lapsus. Është mashtrim me dokumenta zyrtare në përfitim pasurie” tha Braçe.

”Jemi para gjimnazit “Sami Frashëri” në Tiranë që është një nga gjimnazet më të mbipopulluara ta qytetit të Tiranës. Këtu si në shumë gjimnaze të Tiranës jo vetëm zhvillohet mësimi me dy turne, por numri i nxënësve në një klasë arrin në 62, një numër ekstrem, një numër i papranueshëm. Ka mbi 10 vjet qe premton dhe njëkohësisht ka mbi 10 vjet që nuk realizon” tha Bogdani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›