Kartat gati me 8 Maj per ata qe aplikojne deri me 29 prill

Tashme qytetaret do te mund te terheqin leternjoftimet elektronike brenda nje jave pas aplikimit. Ne nje njoftim te posaçem per shtyp ministria e Brendshme ka bere me dije se nepermjet nje marreveshje me kompanine e prodhimit te kartave te identitetit “ALEAT” tashme koha per marrjen e nje leternjoftimi pas aplikimit do te jete nje jave.
Sipas ministrisë për t’u pajisur me letërnjoftim elektronik para zgjedhjeve vendore të 8 majit, afati i fundit i aplikimit është data 29 prill 2011. Ndërkohë behet me dije se në të gjithë vendin punojnë me orar të zgjatur, konkretisht nga ora 08:00 deri në orën 18:30 te gjitha zyrat e “ALEAT”.