E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu Te mbrohet nocioni i kombesise

Vetem pak ore pas marrjes ne shqyrtim te Gjykates Kushtetuese te ligjit per gjendjen civile mbi termin kombesi, nenkryetari i Keshillit te Larte te Drejtesise, Kreshnik Spahiu tha se ndonese eshte tentuar nje perqasje me legjislacionet e vendeve europiane termi i perzgjedhjes se kombesise nuk ekziston ne asnje prej praktikave te tyre.

“Duhet të kemi dispozita të cilat janë në referencë të standarteve të BE. Për sa kohë vendet fqinjë apo vendet e BE nuk e ndryshojnë kombësinë pa kritere objektive në këtë formë mbi dokumenta fallco, atëherë nuk ka pse Shqipëria të ndjekë një procedurë e cila është plotësisht në kundërshtim me kushtetutën e Shqipërisë dhe në kundëërshtim me standartet e BE” tha Spahiu.

Sipas nenkryetarit te Keshillit te Larte te Drejtesise nuk kerkohet heqje e termit kombesi, por nje mbrojtje e ketij nocioni dhe nje shpjegim publik i hartuesve te ketij ligji mbi arsyet se perse u vendos kjo perzgjedhje e lire kur prej shekujsh ajo nuk ekzistonte per vendin tone.

“Nuk bëhet fjalë për heqjen e termit kombësi, përkundrazi. Bëhet fjalë për mbrojtjen e termave kushtetues të konceptit të kombësisë. Kur flasim për shprehje të lirë të identitetit të pakicave kombëtare nuk ka të bëjë fare me këto dispozita të cilat po diskutojmë. Këtu bëhet fjalë që shqiptarët, të cilët janë autoktonë në Shqipëri prej mijra vjetësh me origjinë shqiptarë, për një interes financiar të mos e ndryshojnë lehtësisht kombësinë e tyre. Ata të cilët krijuan këto dispozita duhet të shprehen publikisht cilat janë arsyet dhe qëllimi që në 3 mijë vjet ky komb nuk ndryshoi origjinën dhe historia nuk mund të blehet me 300 euro, t’I japë një përgjigje pse e liberalizuan legjislacionin me këto dispozita ku lehtësisht nga shqiptarë mund të marrësh një kombësi të huaj” tha Spahiu.

Krahas debateve publike termi “kombesi” eshte cilesuar si antikushtetues dhe nga gjykatat e rrethit gjyqesor te Permetit Shkodres dhe Sarandes.

Julian Kasapi Azhornuar së fundi ( e martë , 26 prill 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›