PriFilmFest cmimi i aktorit merr emrin e Bekim Fehmiut
Ne kinemane ABC ne kuader te Festivalit te Filmit ne Prishtine jane projektuar filmat e aktorit te ndjere Bekim Fehmiu. PriFilmFest nderoi keshtu aktorin e madh te filmit. Nderkohe eshte lajmeruar se cmimi per aktorin me te mire qe do te ndahet ne kete festival do te mbaje emrin e Bekim Fehmiut.
Jemi mbledhur ketu te kujtojme nje njeri te madh nje artist te madh u shpreh Fatos Berisha drejtori artistik i festivalit PriFilmFest gjate shfaqjes se filmave. Filmi i pare i dhene ishte Mbledhesit e Puplave nderkohe qe jane zgjedhur pese filma te Fehmiut. Shfaqja e filmave te Fehmiut sipas Fatos Berishes eshte edhe nje menyre me e mire per te rinjte e Kosoves te cilet nuk kane pasur mundesine qe ne jeten e tyre te shohin ndonje film te aktorit Fehmiu. Te pese filmat e Fehmiut do te shfaqen ne kinemane ABC ne Prishtine. Une e kam thene edhe me heret se ky vit i kultures ka qene edhe vit i zise vit i rende sepse u nda nga jeta njeriu qe artit kultures e vecanerisht filmit i ka dhene gjurme te pashlyeshme tha Lutfi Haziri minister i Kultures se Kosoves.