E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushatat, si e shfrytëzoi PD procesin e legalizimeve

Legalizimet u shfrytëzuan
si pjesë e fushatës elektorale
të PD-së. Në ditët e
para të fushatës së
zgjedhjeve vendore të vitit 2007 u
ndanë, në mënyrë ceremoniale, tri
tapi legalizimi, me premtimin se
procesi do të vazhdonte. Por deri
një muaj më parë nuk u dhanë leje
të tjera legalizimi.
Më 12 shkurt 2007, Kryeministri
Sali Berisha, kur dha lejen e parë të
legalizimit deklaroi: "Këtu bëjmë
hapin e parë drejt hyrjes në tregun
e lirë, të një kapitali që arrin vlerat
ndoshta edhe 6 miliardë euro. Ekonomia
e tregut në Shqipëri, me këtë
proces, merr një dimension krejt
tjetër. Sot është fushatë, por dua t‘i
garantoj pronarët se, Agjencia e
Kthimit dhe Kompensimit të
Pronave do të përmbushë me dinjitet,
me përgjegjësi të madhe misionin
e saj të kthimit dhe kompensimit".
Mbaroi fushata e zgjedhjeve të
vitit 2007, por procesi i pajisjes me
tapi u ndërpre. Asnjë tapi më. Pse?
Vetë drejtori i Përgjithshëm i
ALUIZNI-t, dr. Prof. Shaban
Memia shpjegon se "në aspektin
pezhorativ ky dokumentacion quhet
titull pronësie, sepse e ka autorizuar
ligji dhe nuk është një letër,
por një dokumentacion ligjor".
Por deri më sot, në prag të fushatës
së zgjedhjeve elektorale, janë
dhënë vetëm tri leje legalizimi. Pas
ndarjes së tapive të para, në shkurt
të vitit të kaluar, askush nuk legalizoi
dot ndërtimin pa leje që kishte
ngritur deri në prag të fushatës së
zgjedhjeve të 28 qershorit 2009.
Kryeministri Berisha i dorëzoi, më
12 shkurt të vitit 2007, lejen e parë
të legalizimit pronares së re, Vilma
Çela, moment që tashmë është
murosur në historinë e vendit tonë
si hapi i parë drejt hyrjes në tregun
e lirë.
Sipas Kryeministrit, dita e
ndarjes së tapisë së parë shënonte
hapin e parë madhor drejt vendosjes
së shtetit ligjor. Por duket se
ky shtet ligjor funksionon vetëm në
fushata zgjedhore. Pas dorëzimit
ceremonial të tapisë së parë, një
javë përpara zhvillimit të
zgjedhjeve lokale në Shqipëri, u
premtua se në ditët në vijim do të
përfitonin rreth 752 familje të tjera.
Madje, ato ditë u trumpetua si një
arritje e rëndësishme e kësaj qeverie,
të cilës iu desh vetëm dy vjet
për të bërë hapin e parë e më të
rëndësishëm, atë të dhënies së
tapive të para, ndërkohë që për 15
vjet me radhë nuk ishte bërë asgjë.
Për dy vjet, ky proces u bllokua, për
të rifilluar përsëri në prag të fushatës
së zgjedhjeve.
Drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI-
t, zoti Memia, konfirmon se kjo
agjenci aktualisht është në fazën e
fundit. "Ka përfunduar gjithë dokumentacioni
tekniko-ligjor nga
agjencia për më shumë se 150 mijë
pasuri. Qytetarët shlyejnë detyrimet
financiare dhe marrin titullin
e pronësisë ose lejen e legalizimit",
shpjegon ai. Sipas z. Memia, kjo
agjenci, në mënyrë paralele me
procesin e ligjërimit, realizon edhe
procedurat e regjistrimit, duke e
bërë pjesë të nomenklaturës së
sistemit të regjistrimit.
Pra, dhënia e tapive nuk qenka
një e drejtë, natyrisht e atyre që
zënë toka dhe ndërtojnë shtëpi, por
një mjet politik për fushatë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›