E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nga ferri në bankat e shkollës

Nëse Fatuma do të kishte qenë një
vajzë e zakonshme somaleze,
ajo do të ishte shkëmbyer me
dy qe, ose me një gamile. Në
moshën 15-vjeçare ishte në kohën e duhur
për martesë sipas zakoneve vendase dhe
duke qenë se është edhe bijë e një familjeje
të varfër, do t‘i jepej një burri në këmbim
të pak gjëje, mundësisht ndonjë kafshe.
Për fatin e saj, Fatuma është një vajzë e
jashtëzakonshme. Ajo ka lindur në qytetin
somalez të Ismayo, i shkatërruar nga lufta,
dhe u rrit në kampin më të madh të refugjatëve
në botë, në kufi me Kenian. Sot,
Fatuma Omar Smail ndodhet në shkollën
më të mirë të vajzave në Kenia. Për të sjellë
këtë ndryshim në jetën e saj, ajo doli e
para në mësime në gjithë zonën e Kenias
lindore. Në dukje të parë, Fatuma të jep
përshtypjen e një vajze të ndrojtur, por
që mbart në vetvete një forcë njerëzor të
jashtëzakonshme dhe një shpirt konkurrence
e sfi de. Kur në një test psikologjie i
kërkuan që të thoshte menjëherë gjënë e
parë që i vinte ndër mend, ajo tha: "Numër
1". Në Kenia, për të marrë pjesë në shkollën
e nivelit të dytë, duhet të kesh një mesatare
pikësh të caktuar në moshën 13-14
vjeçare. Sistemi favorizon djemtë, të cilëve
u lejohet të vazhdojnë shkollimin edhe
kur dalin më dobët se vajza. Ndërkohë,
për këto të fundit beteja është shumë më
e vështirë. Por Fatuma ia doli mbanë. Kjo,
edhe falë vëmendjes së Grace Wachukes,
punonjëse në një organizatë humanitare
që operon në kampin e refugjatëve. Asaj që
në fi llim i kishte bërë përshtypje Fatuma.
Sipas vetë fjalëve të Grace, ajo ishte shumë
e shkathët dhe e mençur për moshën
e saj dhe pavarësisht kushteve shumë
të vështira të jetesës, arrinte gjithmonë
rezultate të shkëlqyera në mësime. "Vajza
si Fatuma gjenden një në një milion". Kur
vajza mori rezultatin e provimeve të saj
të shkollës fi llore, u mërzit shumë. Edhe
pse kishte kapur thuajse pikët maksimale,
pretendimi i saj ishte që të dilte shkëlqyer.
Sipas mendimit të Fatumas, mësuesit i
kishin ulur qëllimisht disa pikë. Me pikët
që arriti, ajo do të kalonte menjëherë në
shkollën e mesme më të mirë të Kenias,
një shkollë e nivelit të lartë, por që u është
rezervuar vetëm fëmijëve të familjeve të
pasura. Prezenca e kësaj vajze sudaneze
që vjen nga kampet e refugjatëve është
një përjashtim, një përjashtim që disave
nuk u pëlqen aspak. Të gjithë shokët e
rinj të Fatumas vijnë nga lagjet e pasura të
Najrobit. Shkolla e ndërtuar nga britanikët,
sipas modelit të Oksfordit, ka vend vetëm
për fëmijët e biznesmenëve të pasur dhe
ministrave. Të tjerët mund vetëm ta ëndërrojnë.
Por gjithë këto vajza të pasura dhe
me prindër të pushtetshëm, nuk e shqetësojnë
dhe frenojnë aspak Fatuman. "Nuk
e kam problem nëse kam në klasë vajza
presidentësh apo pasanikësh. Unë e di
nga vij dhe e di përse jam këtu, e mbi të
gjitha e di edhe se ku duhet të shkoj". Por
nuk ka qenë gjithmonë kështu. Fatuma u
përgatit për provimet e saj të lirimit në një
shtëpi të shkatërruar, pa drita dhe pa ujë,
për të mos folur për ushqimin. Në klasën
e saj kishte 100 nxënës, ndërsa mësuesit
ishin të gjithë vullnetarë dhe të pakualifi -
kuar. Dadaab është një kamp refugjatësh
plot pluhur, pisllëk dhe i tejmbushur. Fillimisht
ai u ndërtua për të mbajtur vetëm
45 mijë refugjatë, ndërkohë që aktualisht
në të strehohen 270 mijë të tillë. Sipas
organizatave humanitare që shërbejnë
në këto kampe, situata në to është gjithmonë
në prag të katastrofës humanitare.
Sa për Fatumën, ajo tashmë është kthyer
në heroinë për vendin nga vjen dhe e di
se mijëra adoleshente dhe adoleshentë e
ndjekin përparimin e saj dhe e mbështesin
me gjithë dashurinë e tyre. Fatuma është
në Kenia në emër të të gjithë atyre që
nuk kanë mundësi shkollimi. Për të, kjo
është një nxitje e jashtëzakonshme. Kur
u mor vesh lajmi për fi toren e Fatumës,
në kamp u organizua një festë e madhe.
Në Dadaab është shumë e vështirë për
një vajzë që të çajë e bëjë përpara dhe
Fatuma triumfoi në rrethana shumë të
vështira, çka ia shton edhe më shumë
vlerën. Në moshën 12-vjeçare ajo pati një
ëndërr, që të shkonte në shkollë të mesme
dhe të mos lejonte asnjë gjë që ta ndalte
në rrugën e saj. Kështu ua mbylli gojën
të gjithë atyre që i thanë se fati i një vajze
refugjate ishte i paracaktuar dhe se ajo nuk
do të mund ta realizonte ëndrrën e saj.
"Po, unë mundem dhe ëndrra ime do të
realizohet", tha Fatuma dhe ia doli mbanë.
Ëndrra e dytë e madhe e saj është që të
studiojë për mjekësi dhe pasi të jetë bërë
një mjeke e zonja, të kthehet në Dadaab
dhe t‘u shërbejë njerëzve. "Dua t‘u ndodhem
pranë atyre që nuk kanë mundësi të
kurohen e që shpesh vdesin për mungesën
e një peniciline". Ajo e ka të qartë që është
shndërruar në një model e shembull për
ndryshimin e shpresën te të gjitha vajzat e
kampit të refugjatëve, madje të Darfurit e
Sudanit. "Shkollimi është çelësi i suksesit.
Duke mësuar, më pas duhet zgjedhur
profesioni, e duhet punuar për të mirën
e të gjithëve", thotë e qartë dhe e bindur
Fatuma. Kjo është këshilla që e ëma i dha
para se ta çonte në kampin e refugjatëve,
në atë botë të panjohur për të gjithë. Shoku
kulturor ka qenë i jashtëzakonshëm, por
u menaxhua përmes një tjetër këshille
mëmësore nga ana e Fatumës: "Mos i bë
gjërat më serioze nga sa janë". Në shkollën
ku studion tani Fatuma, gjërat janë
një botë larg nga kampi i saj. Në bazë të të
gjithave është disiplina. Në këtë qytet ku
sot është kjo shkollë vajzash elitare, një vit
më parë një 13-vjeçare u godit për vdekje
me gurë në një stadium sportiv, pasi kishte
pohuar se e kishin përdhunuar. Brenda
mureve të shkollës disa gjëra kanë nisur të
ndryshojnë. Nxënëset nuk venë më shami
koke, por uniforma tashmë përbëhet nga
një fund dhe një bluzë e bardhë me mëngë
të shkurtra. Megjithëse kushtet e jetesës
janë shumë të mira, Fatuma thotë se jeta
e saj nuk është gjithmonë shumë e lehtë.
Atë e merr malli shumë për 7 vëllezërit e
motrat dhe fl et një herë në muaj me ta në
telefon. Bursa që i është dhënë i mbulon
vetëm studimet dhe qëndrimin, asgjë
tjetër më shumë. Fillimisht ajo mendoi
se do ishte e para e klasës, por në shkollë
kishte edhe vajza të tjera shumë të zgjuara,
megjithatë Fatuma e di se koha është me të
dhe se herët a vonë ajo do t‘ia dalë mbanë.
"Unë nuk ndihem shumë mirë. Në shkollën
time isha e para, por e di se shoqet e mia të
klasës nuk janë më të zgjuara se unë. Ato janë
thjesht më mirë për momentin". Fatuma e di
se e pret një rrugë e gjatë, së cilës fatmirësisht
ajo ia sheh fundin shumë të qartë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›