Fushatë elektorale për Ditën e Verës
15/03/2011 Kryeministri Berisha uron elbasanasit dhe u premton tunelin
Lideri i PS-së Rama: Le të urojmë që kjo pranverë është një prag ndryshimesh
ELBASAN- Dita e Verës ka zbritur në qytetin e Elbasanit me mijëra qytetarë nga fshatrat, si dhe nga qytetet e tjera, por edhe jashtë kufijve. Festa ka filluar qysh në mëngjes dhe ka vazhduar deri pas mesdite. Aktivitetet kanë qenë të shumta. Nuk munguan edhe dy figurat kryesore të politikës Kryeministri Berisha dhe lideri i PS Edi Rama.
Kryeministri Berisha
Kreu i qeverisë mori pjesë edhe në përurimin e lotit të 2-të të konstruksionit të linjës energjetike 400 kilovolt Elbasan-Tiranë, një financim i qeverisë italiane me vlerë prej 15 milionë eurosh dhe gjatësi 48 km. Në përurim ishte i pranishëm dhe preu shiritin ambasadori Saba D’Elia si dhe kreu i Kooperacionit Italian. Pasi vizitoi panairin Dita e Verës, Kryeministri u ndal në një prononcim për mediat duke uruar festën, nisjen e rrugës Elbasan Tiranë, si dhe konfirmimin e amnistisë fiskale për biznesin. “Urimet më të mira për ju dhe nëpërmjet jush të gjithë qytetarëve të mrekullueshëm të Elbasanit dhe qytetarëve shqiptarë! Elbasani është sot kryeqyteti i gëzimit, i festës, i mirësisë, i bukurisë së shqiptarëve. Shqiptarët e festojnë Ditën e Verës në të gjitha trojet ky ata ndodhen, por festa e Ditës së Verës kulmon këtu në Elbasan. Kjo festë ka këtu edhe legjendën, edhe traditën më të konsoliduar. Unë kam kënaqësi të madhe që sot festoj Ditën e Verës me miq të mi në Elbasan, pasi ata presin me padurim të përurohet fillimi i punimeve të një prej veprave më monumentale në historinë e këtij vendi”, tha Kryeministri.
Mbërrin Rama...
Pas largimit të Berishës kryesocialisti Edi Rama vizitoi panairin e biznesit në pallatin e sportit “Tomorr Sinani”. Ai përcolli urimin e tij në ditën e festës tradicionale të Elbasanit.
“I uroj Ditën e Verës të gjithë këtij qyteti dhe të gjithë qytetarëve të Elbasanit. Falë traditës së Ditës së Verës në këtë qytetet ne mundëm ta shtrijmë këtë festë edhe në Tiranë edhe në qytetet e tjera duke bërë të mundur që t’i gëzohen kësaj dite shumë qytetarë. Është njëkohësisht kënaqësi që në këtë ditë ne takuam qytetarë nga Saranda, Gjirokastra, Tepelena etj.
“Në radhë të parë dua t’u uroj Ditën e Verës të gjithë atyre që janë në vështirësi për shkak të papunësisë, të varfërisë, të çmimeve që rriten përditë, ndërkohë që fuqia e lekëve në xhep bie për ditë. Le të urojmë që kjo pranverë është një prag ndryshimesh që i meritojnë të gjithë shqiptarët pa dallim. Më pas kreu i PS Rama i ndjekur edhe nga bashkëshortja e tij Linda, kryebashkiaku Qazim Sejdini dhe deputetët e Elbasanit ka bërë një shëtitje në bulevardin kryesor “Qemal Stafa” ku është duartrokitur dhe ndjekur nga qindra qytetarë.