E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirana beteja e madhe. Arvizu 8 maji i rendesishem

Ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, shkëmbeu këto batuta me ministrin e Brendshëm, Lulëzim Basha gjatë vizitës në MB, me rastin e 50 vjetorit të krijimit të korpusit të paqes dhe 20-vjetorit të prezencës së tyre në Shqipëri. Ambasadori Arvizu kërkoi angazhim maksimal për mbarëvajtjen e zgjedhjeve lokale të 8 majit.

"Koncepti i qeverisjes në nivel lokal është thelbësor për demokracinë, ndaj edhe procesi i decentralizimit ka rëndësi. Kjo është një arsye që SHBA vlerësojnë zgjedhjet e 8 majit dhe rëndësinë e tyre. Tirana dhe qeverisja lokale është qendra e të gjitha debateve sikurse dhe Uashingtoni në SHBA. E njëjta gjë po ndodh edhe me Shqipërinë. USAID po përfundon një projekt 4-vjecar në njësitë e qeverisjes lokale në Shqipëri për ngritjen e kapaciteteve të bashkive. Për suksesin e këtij programi vlerësoj mbështetjen e dhënë nga ministri Basha, vullnetarët e paqes janë ambasadorët më të suksesshëm të SHBA", tha ambasadori Arvizu.

"Fatkeqësisht edhe sot filozofia e paqes kundër filozofisë së dhunës në këtë vend është në rend të ditës. Paqja, pozitiviteti që ju sillni në qytetet tona ka qenë dhe është kurdoherë i mirëpritur. Ju jeni mishërimi i një misioni shumë të lartë që arrihet duke ju shërbyer njerëzve. Ju punoni në bashkitë e komunat tona dhe e dini se sa i rëndësishëm është pushteti vendor për qytetarët", u shpreh ministri i Brendshëm, Lulëzim Basha.

Që prej 20 vjetësh, 295 misionet e Korpusit të Paqes kanë asistuar në njësitë e qeverisjes vendore në të gjithë vendin, në fushat e planifikimit urban, financës, zhvillimit ekonomik, turizmit etj.

Denada Shkodrani

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›