Vritet në rrugë i dënuari për vrasjen e 3 shtetasve
15/03/2011 Astrit Kurmemaj ishte me leje nga burgu, kishte dalë i maskuar. Policia: Identifikuam autorët
SHKODER- Një shtetas 45-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri paditen e së hënës në një nga lagjet e qytetit të Shkodrës. Burimet policore bëjnë të ditur se rreth orës 15:30 është marrë informacioni se në lagjen “Kiras” është qëlluar me armë zjarri një shtetas. Me të marrë këtë informacion forcat e policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku kanë gjetur të shtrirë në rrugë, pa shenja jete, shtetasin Astrit Kurmemaj. Grupi hetimor, i mbërritur në vendngjarje përnjëherë me forcat e policisë, ka konstatuar se viktima Kurmemaj ishte qëlluar nga afër, me një plumb pistolete në kokë. Forca të shumta policie kanë rrethuar të gjitha hyrjet e daljet e lagjes “Kiras”, si dhe hyrjet e daljet e qytetit të Shkodrës. Një nga zonat që po kontrollohet më shumë nga policia është ish- Zooteknika, pasi mendohet si një zonë që ka hapësira dhe mundësi të shumta për fshehje dhe për largim të autorit të kësaj ngjarje. Sipas burimeve policore, autorët janë identifikuar dhe po punohet për kapjen e tij. Ndërkohë grupi hetimor i është vënë punës për të përcaktuar pistat e hetimit rreth kësaj ngjarjeje. Burimet shprehen se deri tani pista kryesore është ajo e gjakmarrjes.
Vrasja
Të njëjtat burime policore shprehen se ditën e premte shtetasi Astrit Kurmemaj kishte marrë pesë ditë leje nga burgu i Shën Kollit, ku vuante dënimin për veprën penale të vrasjes. Një ditë përpara se të mbaronte leja dhe të kthehej përsëri në qeli, shtetasi Kurmemaj kishte dalë nga shtëpia e tij. Shtetasi Kurmemaj kishte vënë në kokë një kapuç, ndërkohë që mbante dhe syze, mesa duket për të mos u njohur nga të tjerët. Rreth orës 15:30, në një orar që nuk ka shumë lëvizje në rrugët e Shkodrës, shtetasi Kurmemaj po kthehej në shtëpi, por vetëm 300 metra para derës së tij është qëlluar nga afër pas koke me një plumb pistolete, që i ka marrë jetën në vend. Autori duket se e ka njohur dhe studiuar mirë lëvizjen e shtetasit Kurmemaj dhe pas kryerjes së vrasjes ka mundur të largohej me shpejtësi nëpër rrugicat e lagjes “Kiras”.
Viktima
Shtetasi Astrit Kurmemaj ishte dënuar nga gjykata e Shkodrës me 20 vite heqje lirie për një ngjarje të ndodhur më 14 prill të vitit 2003, ku mbeti i vrarë shtetasi 29-vjeçar Luan Muça. Para kryerjes së kësaj vepre, blutë e Shkodrës kishin organizuar disa operacione për kapjen e tij, pasi akuzohej për vrasjen e shtetasit Genc Muça, ngjarje vitit 1998. Më 31 tetor të vitit 2004, forcat e policisë së Shkodrës, në bashkëpunim me forcat RENEA, arritën të vënë në pranga shtetasin Kurmemaj. Tashmë mbi shtetasin Kurmemaj rëndonin akuzat e vrasjes jo vetëm të shtetasve Genc e Luan Muça, por edhe të kryetarit të shoqatës së Misionit Kombëtar të pajtimit të gjaqeve, Emin Spahia. Prokuroria nuk mundi të gjejë prova se shtetasi Kurmemaj ishte autor i vrasjeve të shtetasve Genc Muça dhe Emin Spahia, ndaj e dënoi me 20 vite heqje lirie vetëm për vrasjen e shtetasit Luan Muça. Nisur nga akuzat dhe dënimi që i është bërë viktimës Kurmemaj, por edhe të shtënat me armë ndaj të birit 16-vjeçar, rreth një muaj më parë, grupi hetimor dyshon se motivet e gjakmarrjes janë pista kryesore e ngjarjes së të hënës.