Kolegji Zgjedhor shtyn vendimin per ceshtjen e rinumerimit te votave ne Shkoder

Pas kërkesës nga avokati i PR, Kolegji Zgjedhor shtyn vendimin për çështjen e rinumërimit të votave në Shkodër.
Nënsekretari për çështjet zgejdhore, Koli Bele bëri me dije se Kolegji Zgjedhor vendosi shtyrjen për gjykimin e çështjes për rinumërimin e Qarkut të Shkodrës
“ Në bindjen tonë, Kolegji Zgjedhor për Shkodrën do të marrë të njëjtin vendim si ai i Lezhës”, tha ai.
Kolegji Zgjedhor do të mblidhet më 26 korrik ora 13:00 për të marrë vendim për rinumërimin e Qarkut Shkodër.
Ankimimi i Partise Socialiste bazohet ne dy shtylla kryesore. Fakti qe ne Komisionin Qendror te Zgjedhjeve u mor vendim me vetem 4 anetare ne salle, e ben te pavlefshem vendimin sipas socialisteve. Gjithashtu socialistet pretendojne se KQZ nuk ka llogaritur afatin prej 10 ditesh qe parashikohet ne Kodin Zgjedhor per ankimimet. Rinumerimi i votave ne Shkoder u kerkua nga Partia Republikane qe pretendon se mund te fitoje nje mandat tjeter ne kete qark.