E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushate per integrimin Sequi Shqiptaret te painformuar

Ndonëse prej shumë vitesh është termi më i përdorur nga politika, Bashkimi Europian nuk njihet shumë mirë nga shqiptarët. Ambasadori i BE-së në Tiranë, Ettore Sequi njoftoi nisjen e një fushate sensibilizuese për të sqaruar përse u duhet shqiptarëve integrimi dhe termat teknikë, të vendosura si detyra në progres-raportet e Brukselit.

• Raporti i Brukselit: Shqipëria progres të limituar

“Këto zhvillime, ndikimi që kanë në jetën e përditshme, duhet kuptuar në thelb nga të gjithë aktorët, jo vetëm nga politikanët, por gjithë qytetarët. Shpesh në raportet tona përdoren terma teknike si administratat publike, gjyqësori, lufta kundër korrupsionit, kontrolli kufijve, migracioni. Reformat pas këtyre termave teknikë janë investime për të përmirësuar jetën e qytetarëve, që duhet të ndërgjegjësohen për rëndësinë e tyre. Shqiptarët do të arrijnë të formëzojnë integrimin në BE, vetëm në rast se e kuptojnë ç’është integrimi për ta. Së shpejti, do të ndërrmarim një fushatë për të sqaruar shqiptarët pse është në interes të tyre integrimi", tha Sequi.

Një ditë para se Brukseli të bëjë publike notën edhe për këtë vit dhe të japë opinionin për statusin e kandidatit, e vetmja gjë që ambasadori paralajmëron është:

“Nesër do të përmbyteni nga mesazhet...”, theksoi ai.

Rreth orës 14.00, komisioneri për zgjerim Stefan Fule do të  bëjë publik përmbajtjen e progres-raportit për Shqipërinë. Pak orë më pas, sipas traditës, drafti do t’i dorëzohet presidentit, kryeministrit, ministrit të jashtëm dhe shefit të opozitës, nga ambasadori Sequi, i cili do të mbajë dhe një konferencë për shtyp.

Elona Gjylmi
Azhornuar së fundi ( e martë , 11 tetor 2011 )

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›