Grevat ne Greqi mbyllet Akropoli per turistet

Grevat në Greqi vazhdojnë, ndërsa të paralizuara tani janë dhe vendet turistike. Të fundit në radhën e gjatë të grevistëve janë arkeologët e punonjësit e Ministrisë së Kulturës që kundërshtojnë pushimet nga puna e uljen e pagave. Për dhjetëra turistë dyert e muzeumeve e ato arkeologjike në qendër të Athinës ishin të mbyllura. Ishin disa qindra turistët që u dyndën në Akropol para orës 9.30, kur edhe fillonin zyrtarisht grevën punonjësit.
Megjithatë shumë prej tyre nuk arritën ta shihnin Tempullin e Zeusit një ditë pasi trojka evropiane i hapi rrugën këstit të radhës prej tetë miliardë eurosh, i cili pritet të lëvrohet në fillim të nëntorit pas miratimit formal nga ministrat e Financave të zonës Euro dhe FMN-ja.
Megjithatë nga Greqia lajmet e mira mungojnë. Ministria e Financave thotë se deficiti i qeverisë është zgjeruar me rreth 15 për qind në nëntë muajt e parë të vitit, krahasuar me vitin e kaluar. Ministria bëri të ditur se të ardhurat ishin më të ulta se sa pritej për shkak të një recesioni më të thellë se sa parashikimet. Në bazë të të dhënave deficiti buxhetor arriti në 19.16 miliardë euro për muajt janar-shtator, krahasuar me 16.65 miliardë euro gjatë të njëjtës periudhës të vitit të kaluar.
Delina Bitraku