E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushatë për riciklimin e mbeturinave

Autori i Lajmit: red.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, gjatë një takimi me studentët e universitetit “Marin Barleti” ka diskutuar mbi mjedisin dhe reduktimin e mbetjeve urbane në kryeqytet. Rama, në këtë leksion mbi mjedisin, tha se kjo fushatë synon jo vetëm të informojë qytetarët, por edhe t i bëjë ata mbrojtësit kryesorë të mjedisit. “Ne synojmë të reduktojmë mbetjet urbane deri në 100 kilogramë për banor. Kjo është domosdoshmëri në kushtet kur prodhojmë më shumë mbetje dhe kur jemi gjithnjë e më të kërcënuar nga pasojat e mosreduktimit”,- u shpreh Rama. Kreu i Bashkisë, Edi Rama, tha se edukimi dhe sensibilizimi i brezit të ri mbi mbrojtjen e mjedisit ku ne jetojmë, do të bënte që në të ardhmen ne të kishim një qytet të pastër. Kjo nismë e Bashkisë së Tiranës synon reduktimin e mbetjeve, respektimin e mjedisit dhe ruajtjen e burimeve natyrore.
Ky lajm është publikuar: 14/02/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›