Kalon buxheti i Tiranës, tërhiqen kundërshtarët
Autori i Lajmit: red.
Miratohet buxheti i Bashkisë së Tiranës për vitin 2009. Lëvizja Socialiste për Integrim është tërhequr nga qëndrimi bllokues ndaj buxhetit të kryeqytetit për vitin 2009 dhe në heshtje zyrtare ka dhënë miratimin e tij. Ka qenë kryetari i Këshillit Bashkiak, Sokol Dervishi, i cili ka udhëzuar me shkrim nënkryetarin e Këshillit, Petraq Simo, që të firmosë kalimin e buxhetit të Bashkisë, i cili më pas i është dërguar për shqyrtim prefektit të Tiranës, Ruzhdi Keçi. “Pranë prefektit, qarku Tiranë, ka ardhur sipas procedurës ligjore vendimi i Këshillit Bashkiak për miratimin në parim të buxhetit. Ai ka ardhur me firmën e nënkryetarit të autorizuar me shkrim me firmën e kryetarit. Rrjedhimisht, unë nënkuptoj firmën e kryetarit të Këshillit në këtë vendim dhe nga pikëpamja proceduarale vendimi është pranuar në prefekturë”, - tha Keçi. Buxheti i vitit 2009 për Bashkinë e Tiranës u votua 2 herë javën e kaluar dhe në fund votimi u quajt i pavlefshëm, megjithëse kryebashkiaku Edi Rama numëroi 29 vota të cilat mjaftonin për kalimin e buxhetit. Mbledhja e fundit e Këshillit Bashkiak u shoqërua me debate të ashpra për rreth katër orë. Pas mohimit të votimit, Rama e cilësoi si një shembull shumë të keq, vonesën për miratimin e buxhetit të 2009-ës për kryeqytetin. Për më tepër, quajti qesharake detajet e kërkuara për mënyrën e hartimit të projektbuxhetit prej grupeve të LSI-së dhe PD-së. LSI, në mbledhjen e një jave më parë, pranoi ta votojë buxhetin vetëm në rast se pranohen propozimet e bëra prej saj për ndryshime në përmbajtjen e projektbuxhetit. Ndërsa PS nuk i pranoi propozimet e LSI-së në projektbuxhet, dhe i cilësoi ato si të paargumentuara. Ndërkohë, edhe PD nga ana e vet, kërkoi një listë të shpenzimeve të bëra, e cila t i bashkangjitej buxhetit për transparencë. Në fjalën e tij, zv.ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, njëkohësisht edhe drejtues i grupit të këshilltarëve të PD-së në Këshillin Bashkiak, cilësoi jotransparent buxhetin e Tiranës, duke hedhur edhe akuza për rritje të taksave ndaj kryeqytetasve. Duke kërkuar votimin e buxhetit, kryebashkiaku Rama listoi arritjet e Bashkisë së Tiranës, duke renditur si të tilla edhe projektin për Unazën e Madhe si dhe rikonstruksionin e kinema “Dajtit”. “Tirana ka gjithnjë e më shumë sinjalistikë, kemi rikonstruktuar 12 shkolla, do të ripërtërijmë parkun e liqenit, do të përfundojmë sheshin “Skënderbej”, ndërtimin e parkut te ish-Fusha e Aviacionit etj. Rrëzimi i buxhetit është pa baza. Qeveria nuk duhet ta kthejë buxhetin në debat elektoral”, - ishte kundërpërgjigjja e Ramës. Kryemadhi solli më pas fakte që, sipas saj, tregojnë të kundërtën e asaj që pasqyron buxheti. Sipas Kryemadhit, shumë investime që janë planifikuar nga Bashkia në zonën e Kombinatit janë mbiinvestime. Kryemadhi sqaroi se Rama tenton të investojë aty ku është investuar një herë më parë. “Të detajohen investimet, pasi disa rrugë të projektuara në buxhet kanë përfunduar së rikonstruktuari”, - kërkoi shkurtimisht Kryemadhi. Ndërkohë, Rama ka hedhur poshtë akuzat për abuzim të fondeve dhe ka shtuar se rrëzimi i buxhetit ka ardhur si pasojë e mosleximit të tij.
Ky lajm është publikuar: 14/02/2009