E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë Arrëz, eksploziv në një apartament

Share

Banorët e një pallati në Fushë Arrëz janë terrorizuar mëngjesin e sotëm, për shkak të vendosjes së një sasie eksplozivi në një prej banesave të pallatit. Eksplozivi është vendosur në banesën e shtetasit Leonard Doda. Nga shpërthimi nuk ka pasur asnjë të lënduar në njerëz, por ka vetëm dëme të mëdha materiale në të gjithë pallatin.

Ende nuk dihen motivet e këtij shpërthimi, ndërkohë që policia bëri me dije se ka nisur hetimet.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›