E Diel, 1 Nëntor 2026

Ruçi: Nëse LSI kërkon të qëndrojë majtas, le të dalë nga qeveria! Mocion për Topallin

Share

Kryetari i Grupit parlamentar Gramoz Ruçi, gjatë emisionit Debat në Vizion Plus, ka deklaruar se LSI, nëse e konsideron veten një parti e majtë, duhet të dalë nga qeveria.

LSI është shumë afër nesh, ka dalë nga ne e do të aderojë në PSE apo internacionalen socialiste sot ëhstë në pushtet. I takon asaj partie që është në pushtet që të hedhë hapin e të dalë nga pushteti, të rradhitet në opozitë dhe në politikë kurrë nuk duhet thënë kurrë. Me parti që rradhiten si opozitë dhe që kanë përafërsi programore asnjëherë nuk themi kurrë. Ajo është në pushtet dhe i takon asaj të bëjë hapin, tha Ruçi.

Ai ka folur edhe për kryetaren e parlamentit, Jozefina Topalli, duke thënë se po mban peng mandatin sa të kalojë zgjedhja e presidentit dhe pastaj e dimë që do na e japin. Nuk do cojmë asgjë në Gjykatën Kushtetuese. Le ta cojë PD. Ne skemi cfarë të cojmë në Gjykatë.As KQZ dhe as kryetarja e Kuvendi nuk na vunë në dijeni për vendimin e tyre për kandidatin socialist të rradhës, tha Ruçi.

Nuk konfirmoj nëse do të ketë apo jo votëbesimin e Topallit. Ajo në zbatim të urdhërave të Berishës ka shkelur rregullat e funksionimit të Parlamentit. Ajo mban peng dekretet e Presidentit për vendet vakante në Gjykatën Kushtetuese dhe atë të Lartë. Nuk do e bëj sot publike se cdo të bëjmë nesër.Poe diskutojmë me kolegët vendimin, i cili do bëhet publik në ditët në vazhdim, deklaroi më tej Ruçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›