E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë Arrëz, ndërmarrja ndërpret ujin, shkak mos pagimi i faturave

FUSHE ARREZ- Pas Kukësit është edhe ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve Fushë Arrëzit. Edhe në këtë rreth problem mbeten likujdimet e faturave nga abonentët. Por nëse në Kukës ndërmarrja e ujësjellësit po ndjek një tjetër mënyrë menaxhimi për të kaluar situatën, në Fushë Arrëz ka filluar dënimi kolektiv, duke i ndërprerë ujin e pijshëm qindra banorëve.
Sipas drejtoreshës, Liza Ndoci kjo është e vetmja mënyrë për mbledhjen e të ardhurave ndaj abonentëve.

“Ndërmarrja e ujësjellës kanalizimeve Fushë Arrëz po shkon drejt falimentimit për arsye se familjarët e qytetit nuk paguajnë faturat. Për këtë arsye ne kemi marrë një vendim që të bëhet ndërprerja e ujit” shprehet drejtoresha Ndoci.

Ndërprerjet e ujit në qytetin verior po shoqërohen edhe me konflikte mes qytetarëve dhe grupit të punës. Banorët e Fushë Arrëzit sqarojnë se është mungesa e të ardhurave dhe varfëria që u ka kushtëzuar pagesat e faturave të ujit të pijshëm.
(e.n/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›