Lushnje, Rama: PS 160 milionë $ për rimëkëmbjen e fshatit
LUSHNJE- Kryesocialisti Edi Rama ka prezantuar sot në Lushnje programin e Partisë Socialiste për bujqësinë. Ai u zotua se partia e tij brenda mandatit të parë do të zgjidhë përfundimisht çështjen e certifikatave të pronësisë për bujqit dhe fermerët.
“Problemi më i madh mbetet ai i tokës. Ka mungesë të një rendi ligjor që të përcaktojë jo vetëm të drejtat, por edhe detyrimet ndaj pronës. Këtu kemi parë realitete ekstreme. Në një mënyrë apo tjetër brenda mandatit të parë do ta mbyllim këtë kapitull, s`mund të vazhdojë më shumë se çerek shekulli dhënia e certifikatës së pronësisë mbi tokën”, tha Rama.
Teksa ka akuzuar maxhorancën qeverisëse për mungesë vizioni për zhvillimin rural dhe degradim të fshatit, Rama garantoi fermerët se pas 23 qershorit situata pwr fshatin do ndryshojw.
“Ne brenda mandatit të parë do investohemi me të gjitha forcat financiare dhe intelektuale për të furnizuar tokat me ujitje dhe kullim. Uji në parcelë është një pjesë e vecantë e programit tonë për rimëkëmbjen e fshatit. Kemi parashikuar të investojmë rreth 160 milionë dollarë për këtë projekt”, tha ai.
Rama shtoi se, “Pas 23 qershorit do qeverisë fshatin dhe do mbështetet fort tek zonat rurale, si një ndër shtyllat e ekonomisë”.
(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera MPJ: Deklaratat fyese të PS, në drejtim të imazhit të Shqipërisë