PD kërkesë për shkarkimin e Ilirjan Muhos: Mashtroi me CV
TIRANË- Krahas kërkesës së Komisionit të Ligjeve për shkarkimin e anëtarit të KQZ-së, Ilirjan Muho, për prishje të balancave të barazisë, PD ka dorëzuar pasditen e sotme në Kuvend, një tjetër kërkesë ku kërkon shkarkimin e Muhos nga institucioni më i lartë i administrimit të zgjedhjeve.
Kërkesa është e firmosur nga 33 deputetë të PD, ndërsa ajo bazohet në paligjshmërinë e emërimit e tij si anëtar i KQZ. Në kërkesën për shkarkim thuhet se “Muho është emëruar në shkelje të nenit 12 gërma A e Kodit Zgjedhor, sipas të cilit, ai është shkarkuar nga funksioni Prokurorit me dekret të Presidentit të aso kohe Alfred Moisiu. Në këtë mënyrë, thuhet në kërkesën e deputeteve demokrat, Ilirjan Muho, i ka fshehur Kuvendit, gjatë procedurës së emërimit deklarimin e fakteve qe pengonin emërimin në detyrë të anëtarit të KQZ”.
(e.m/News24/BalkanWeb)