Fushë-Bulqizë, dy të vdekur e gjashtë të plagosur në aksident

Lajmi bëhet i ditur nga burime policore, të cilat sqarojnë se aksidenti ndodhi rreth orës 06:20 minuta dhe se në të u përfshinë një fugon dhe një automjet tip “Benz”.
Viktimat mësohet se janë shtetasit Guri Tollia 52 vjeç dhe Rexhep Boça 57 vjeç, të dy udhëtarë të automjetit tip “Benz”. Viktimat mësohet se udhëtonin drejt Durrësit për një dasmë.
Nga Tirana është nisur menjëherë drejt vendngjarjes një helikopter i cili po transporton të plagosurit drejt Spitalit Ushtarak.
Shkaqet e përplasjes nuk dihen ende, hetimet vazhdojnë.
/Start/
2012-07-29 08:26