Fushë Kruja pa kanalizime për ujërat e zeza, banorët frikë nga epidemitë
Lagjja numër 9-të në qytetin e Fushë Krujës nuk ka asnjë lloj kanalizimi të ujërave të zeza. Në këtë lagje jetojnë mbi 5 mijë banorë ndërsa ujërat e zeza derdhen në një kanal të hapur dhe shumë herë shpërndahen në oborret e banesave. Me ardhjen e stinës së nxehtë,
banorët i tremben epidemive duke kërkuar që bashkia të marrë masa për këtë problem. Përveç erës së rëndë që shpërndahet në të gjithë lagjen, shpesh herë ujërat e zeza kanë hyrë edhe nëpër puset që banorët i përdorin për ujë. Nga përdorimi i ujërave të ndotura, banorët thonë se shpesh fëmijët sëmuren nga infeksione të ndryshme. Shqetësimet e tyre janë bërë prezente edhe në bashki por deri tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje si shkak i mungesës së fondeve.
Last Updated on Friday, 14 May 2010 21:33