Drejtoria e Higjienës jep alarmin, uji i pijshëm me ndotje në 5 zona të kryeqytetit
ku ndotja është përsëritur tre herë gjatë muajit prill, në rrugën Thanas Ziko, në Rrugën Bardhyl, në sheshin Avni Rustemi dhe në Tiranën e Re. Sipas inspektorit sanitar, Sazan Skuka, situata paraqitet më problematike, në zonën pranë sheshit Avni Rustemi, ku ndotja është përsëritur 6 herë gjatë muajit prill. Nga 913 analiza që kryejmë çdo muaj, pas marrjes së mostrave të ujit në 31 pika fundore në rrjetin e Ujësjellësit në Tiranë, 41 analiza treguan se ka ndotje bakteriale në 5 zona, por duhet theksuar se nuk ka pasur vazhdimësi. Ajo që vlen të theksohet është fakti se uji që del nga depot është i pastër por ndotja vihet re në rrjetin shpërndarës si pasojë e ndërhyrjeve të shumta të qytetarëve, shprehet specialisti. Në lidhje me sasinë e klorit në ujë, drejtoria e shëndetit publik vëren se ajo është respektuar nga ndërmarrja e Ujësjellës-Kanalizimeve të Tiranës. Po dje në Ministrinë e Shëndetësisë, ministri Petrit Vasili ka mbledhur drejtorët e drejtorive të shëndetit publik në rrethe ku u ka komunikuar udhëzimin për shtimin e dozës së klorit në rrjetin e ujësjellësit, nga 0.5 miligramë deri në 1 miligramë. Në lidhje me epideminë e ujit në Ballsh, specialistët e ministrisë thanë dje se nga analizat u vu re se përveç ndotjes bakteriale, niveli i klorit në ujë ishte mjaft i ulët, rreth 0.1-02 miligramë. Situata e shtrimeve të qytetarëve në spitalin e Ballshit ka ardhur për shkak të ujit të pijshëm, ka deklaruar ditën e djeshme Pëllumb Pipero, drejtor i Politikave Shëndetësore në Ministrinë e Shëndetësisë. Sipas drejtorit Pipero, tashmë situata emergjente e shtrimeve është kapërcyer, ndërsa nuk ka asnjë rast të ri të shtruar. Pipero tha ditën e djeshme se "pas trajtimit epidemiologjik, nuk rezultoi prania e virusit të shigelozës, e quajtur dizanteria, dhe as e salmonelës, e njohur në gjuhën popullore si tifoja. Ndërkohë, është vënë re prania e enterovirus, ose noravirus, dhe esherishakoli, virus që gjendet në trupin e njeriut, në zorrën e trashë". Tashmë po bëhen të gjitha verifikimet e duhura, nëse ka patur apo jo ndërhyrje njerëzore në ujësjellës, ndërkohë që autoritetet shëndetësore këshillojnë mos hedhjen e mbeturinave urbane pranë ujësjellësit, si dhe shmangien e ndërhyrjeve në tubacion. Ekzaminimet në pikat fundore treguan se klorifikimi i ujit ishte më i ulët, sesa sasia. Aktualisht, janë ndërmarrë fushata për klorifikimin e ujit në sasi më të mëdha, por që nuk ndikojnë në shëndetin e qytetarëve. Ditët e fundit, në qytetin e Ballshit numri total i personave që kanë kërkuar ndihmë mjekësore brenda dy tre ditëve ka qenë rreth 200. Në dy ditët e mëparshme numri i të shtruarve arriti në gati 300 persona. Ministria e Shëndetësisë informoi ditën e djeshme daljen e rezultateve e analizave të ujit të pijshëm, i cili mendohet se është shkaku i helmimit të disa qindra personave në Ballsh të Fierit
Last Updated on Thursday, 13 May 2010 20:41