BQE: Blerja e bonove nisi mirë
Kreu i Departamentit të Operacioneve në Treg për Bankën Qendrore Evropiane, deklaroi të premten se 5 ditët e para të programit të blerjes së bonove qeveritare kanë qenë të suksesshme. Banka Qendrore e eurozonës nisi blerjen e bonove shtetërore evropiane
në ditën e hënë. Vendimi për të blerë bono i dha fund rezistencës së saj për të mos u futur në tregjet dytësore dhe ishte pjesë e marrëveshjes së paketës së ndihmës 1 trilion dollarë midis Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bashkimit Evropian, në tentativën e tyre për të parandaluar krizën e borxheve sovrane në Eurozonë. Megjithatë detajet e planit vazhdojnë të jenë të paqarta. Tregjet nuk e kanë ende të qartë se cila është shuma që ka vendosur të shpenzojë Banka Qendore Evropiane, cilat bono janë në fokus, nëse ka synime specifike për jelldin dhe për sa kohë do të zgjasë procesi. Në lidhje me këto pikëpyetje të tregjeve në takimin me Bankën Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim,
Last Updated on Friday, 14 May 2010 21:21