E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë-Krujë, 3 të arrestuar për armëmbajtje pa leje, militantë të PS: Arrestimet, politike

Policia dhe forcat RENEA kanë ndërmarrë kontrolle për armëmbajtje pa leje në anë të autostradës, Lezhë-Tiranë, në një pikë karburanti, pranë Thumanës ku kanë shoqëruar 3 persona.

Këto kontrolle kanë sjellë reagimin e një grupi militantësh të PS, të cilët i kanë cilësuar këto veprime si politike dhe që lidhen me presionin që policia po bën pas mitingut të kreut të PS, Edi Rama në Durrës.

Ky reagim ka ardhur dhe përmes kandidatit të PS, Artur Bushi, i cili pretendon se në aksion kanë marrë pjesë rreth 200 forca policie.

Gazetari i News24 në vendngjarje, Andi Shota thotë se banorët e mbledhur kanë qenë të irrituar dhe janë shprehur se do reagojnë duke bllokuar dhe rrugën nacionale nëse policia ushtron kontrolle dhe bën arrestime pa shkak.

(a.k/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›