E Diel, 1 Nëntor 2026

Konferenca e Kryetarëve miraton kalendarin e shqyrtimit të propozimeve qeveritare

06-07-2011 / Gazeta 55

Ndryshimet në buxhet

Konferenca e Kryetarëve e grupeve parlamentare, e mbledhur dje nën drejtimin e kryeparlamentares Jozefina Topalli, miratoi kalendarin e shqyrtimit të disa ndryshimeve në ligjin “Për buxhetin e vitit 2011”. Pas prezantimit dje të projektligjit në komisionin parlamentar të Ekonomisë kalendari i shqyrtimit të tij, i miratuar nga Konferenca e kryetarëve, parashikon shqyrtimin në parim më 7 korrik, në seancën plenare të Kuvendit.
Nga datat 8-12 korrik do të vijojë diskutimi nen për nen i draftit në komisionin e Ekonomisë, ndërkohë që në Kuvend miratimi i tij nen për nen do të bëhet në seancën e datës 14 korrik. Gjithashtu, Konferenca e Kryetarëve në mbledhjen e djeshme miratoi dhe disa ndryshime në kalendarin tre javor të punimeve.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›