Sarande/ Inspektoriati Ndertimor kontrolle per objektet pa leje
Inspektoriati Ndërtimor ka ndërmarrë një kontroll për të parë zbatimin në terren të projekteve të ndërtimit si për objektet e përfunduara, ashtu edhe për ato në proces, në qytetin bregdetar të Sarandës.
Kontrolli, i ndërmarrë nga Inspektoriati Ndërtimor Kombëtar, në bashkëpunim me degën lokale të Sarandës, është shtrirë në zonat bregdetare, si bashkia Sarandë dhe komunat Ksamil, Aliko e Lukovë.
Gjatë kontrolleve të ushtruara deritani janë vërejtur shkelje dhe devijime nga projektet e miratuara, për të cilat do të penalizohen firmat e ndërtimit. Sipas Kryetarit të degës së inspektoriatit ndërtimor urbanistik kombëtar për Sarandën, Zenel Seiti, ky kontroll ka përfunduar në komunën e Ksamilit, ku janë konstatuar dhe raportuar shkelje dhe shmangie nga projektet e ndertimit.
Puna verifikuese, sipas Seitit, sapo ka nisur dhe veç objekteve në terren do të verifikohen edhe 150-200 leje ndërtimi të lëshuara së fundmi nga bashkia e Sarandës.
Për të gjitha shkeljet penalizimet do të bien tërësisht mbi firmën e ndërtimit që ka zbatuar projektin me shmangje nga ai i miratuar, që nisin me gjoba e shkojnë deri në heqje të licencës.
"Ndërkaq, nuk përjashtohet edhe mundësia e prishjeve për sipërfaqet apo katet e shtuara jashtë projektit", përfundoi Seiti.