E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia Bashkiake vijoi ne Sauk aksionin per shembjen e ndertimeve pa leje

Policia bashkiake ka evidentuar dhe po verifikon dokumentacionin e mbi 200 ndërtimeve që mendohet të jenë ndërtuar pa leje në kryeqytet. Në vijim të aksioneve të nisura një muaj më pare kjo strukturë e Bashkisë së Tiranës në bashkëpunim dhe me Inspektoriatin Ndërtimor të kryeqytetit kanë nisur prishjen e 2 objekteve në zonën e Saukut, të cilat kishin bërë shtesë kati pa leje.

Sipas kreut të Policisë Bashiake në pjesën më të madhe të rasteve, subjektet e evidentuar me shkelje nuk kanë futur në proces legalizimi të gjithë objektin e ndërtuar.

Drejtori Florenc Hoxha pohoi se shumë shpejt edhe në strukturën që ai drejton do të bëhet një reformë si ajo në Drejtorinë e Tatim-Taksave, ku për shkak të performancës së dobët dhe shkeljeve, u liruan nga detyra 51 inspektorë.

Deri më tani Policia Bashkiake e Tiranës ka kryer jo vetëm evidentime të ndërtimeve pa leje, por edhe ka ndërhyrë duke shembur me dhjetëra prej tyre, apo duke pezulluar procesin e ndërtimit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›