E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, ''Demokracia e Re'' pro zgjedhjeve të parakohshme

ATHINË - Partia ''Demokracia e Re'' mbështet zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme në Greqi, deklaroi zëdhënësi i kësaj partie, Janis Mihalaqis.
''Kostoja e zgjedhjeve do të jetë më e vogël sesa kostoja që ka vendi prej qëndrimit në pushtet të qeverisë së Papandreut", deklaroi Mihalaqis.
Zëdhënësi i partisë më të madhe opozitare tha se ''Demokracia e Re'' nuk e trajton negativisht mundësinë e konsensusit.
"Ashtu siç votojmë kundër projektligjeve që janë në drejtimin e gabuar, po ashtu votojmë në favor të projektligjeve të tjera që janë në drejtimin e duhur", tha ai.
"Ne ndaj gabimit nuk mund të themi 'po'", theksoi Mihalaqis.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›