E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvendi, zyrtarizon 8 komisionet parlamentare

Sipas vendimit të miratuar pa praninë e deputetëve të opozitës, u ra dakord që pesë nga këto komisione të drejtohen nga përfaqësues të maxhorancës dhe tre të tjerat nga opozita. 

TIRANE- Kuvendi zyrtarizoi mbrëmë 8 komisionet e përhershme të parlamentit të ri, që merren me shqyrtimin e projektligjeve të propozuara nga qeveria.

Sipas vendimit të miratuar pa praninë e deputetëve të opozitës, u ra dakord që pesë nga këto komisione të drejtohen nga përfaqësues të maxhorancës dhe tre të tjerat nga opozita.  maxhoranca do të drejtojë komisionin parlamentar të Ligjeve, me kryetar Ilir Rusmalin, komisionin e Ekonomisë, me kryetar Edmond Spahon, komisionin e Politikës së Jashtme, me kryetar Fatos Bejën, komisionin e Sigurisë Kombëtare, me kryetar Leonard Demin dhe komisionin e Veprimtarisë Prodhuese me kryetar Jemin Gjanën.

Ndërkohë, Kuvendi vendosi që kryesimi i komisioneve të Medias, Integrimit dhe Çështjeve Sociale t'i kalojë Partisë Socialiste të opozitës.

Me 74 votat pro të maxhorancës, Kuvendi miratoi dje edhe dy nënkryetarët e rinj të Parlamentit, të cilët do të jenë deputeti demokrat, Ardian Turku dhe ai i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Nasip Naço. Ndërkohë që nënkryetari i tretë i legjislativit i është lënë për ta përcaktuar Partia Socialiste.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›