Kapet në Kakavijë vajza e humbur prej 4 javësh
Prindërit denoncuan largimin e adoleshentes 18 vjecare nga Tirana, në 26 gusht. Policia nis hetimet për sqarimin e çështjes. Vajza u kap në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës-.
TIRANE- Kapet në pikën e kalimit të Kakavijës 18-vjeçarja tiranase, e denoncuar si e zhdukur nga prindërit disa javë më parë. Fatma M. është identifikuar mes personave që ktheheshin nga Greqia. Ajo është intervistuar nga oficerët kufitarë të Drejtorisë së Policisë së Gjirokastrës dhe më pas është transportuar me automjet po të policisë për në Drejtorinë e Qarkut të Tiranës. Vetë vajza mësohet se ka deklaruar se ishte larguar me dëshirën e saj dhe nuk ka qenë viktimë e ndonjë rrëmbimi apo mashtrimi. Sipas policisë, 18-vjeçarja në momentin që është paraqitur në sportelin e kontrollit në hyrje nga Greqia, nuk ka pasur ndonjë dokument të rregullt apo qoftë edhe të falsifikuar, me të cilin mund të ketë kaluar në tokën helene. Vetë 18-vjeçarja nuk ka dhënë shpjegime lidhur me mënyrën e largimit nga Shqipëria dhe për personat që e kanë ndihmuar të përgatisë dokumentet e duhura, apo e kanë shoqëruar në arratisjen e saj. Vajza u është "dorëzuar" prindërve të saj, të cilët janë këshilluar të rishikojnë mënyrën e tyre të trajtimit të së bijës në familje.
(s.g/GSH/BalkanWeb)