Fushë Krujë, eksploziv në fabrikën e çimentos
Një shpërthim tritoli ka ndodhur në ambjentet e jashtme të fabrikës së çimentos në Fushë Krujë.
Sipas burimeve të policisë mësohet se një shpërthim me lëndë eksplozive ka përfshirë fabrikën e çimentos por fatmirësisht nuk ka të lënduar por vetëm dëme të konsiderueshme materiale.
Ndërkohë forcat e policisë kanë shkuar në vëndngjarje dhe janë duke kryer veprimet e tyre proceduriale rreth shpërthimit.
Mësohet se uniformat blu kanë shoqëruar disa persona drejt komisariatit për t`i pyetur në lidhje me ngjarjen.
Ndërkohë në këtë qytet shpërthimet në fabrikën e çimentos kanë qënë të shumta.