A është vërtet çështje toponimia greke?
Ka disa muaj që zhvillohet një luftë nervash midis policisë kufitare të Greqisë dhe policisë kufi tare të Shqipërisë, pasi emërtimet që shkruhen ë pasaportat shqiptare si vendlindje të fëmijëve me origjinë shqiptare që janë lindur kohët e fundit në vende të ndryshme të Greqisë( qytete apo fshatra) nuk u pëlqejnë disa policëve. Policët e pikave kufitare të Greqisë ( Greece në anglisht, Ellas në greqisht) kërkojnë që pasaporta shqiptare me të cilën pajisen këta fëmijë që lindin kohët e fundit në fshatra a qytete të këtij vendi të shkruhen në anglisht dhe jo në shqip. Arsyeja është se kanë frikë se nëpër pasaportat shqiptare ua marrin toponimet e tyre dhe i shqiptojnë shqip dhe jo greqisht. Nëse është anglisht emërtimi i vendit të lindjes, pra toponimit, nuk ka problem, këta fëmijë mund ta kalojnë kufirin grek.
Kjo duket si fantazi e re e disa personave që vishen me rroba të zeza dhe e atyre personave që u rijnë shumë afër, pasi përdorin pushtetin e paratë e tyre. Një gjë e tillë nuk ka një bazë për të penguar të hyjnë pa problem në pikat kufitare qytetarët që kanë fëmijët e lindur në fshatrat e qytetet e këtij vendi dhe të pajisen me pasaporta shqiptare. Nuk ka as normë zakonore as normë ndërkombëtare të pengojë këta qytetarë me fëmijët e tyre të hyjnë e të dalin nga ky vend me pasaporta shqiptare. Eshtë çështje tjetër çështja e cilave gjuhë janë njohur si gjuhe të OKB-s dhe e dinë të gjithë se kjo është bërë për të ruajtur një lloj balance mes rajoneve të ndryshme. Në OKB shkohet me pasaportën e shtetit që përfaqëson dhe flitet me gjuhën që njeh më mirë nga të pesë gjuhët që njihen në OKB . Pra nuk ka detyrim të flasësh kinezçe apo rusisht,etj. Këta policë grekë na kërkojnë tani ose pasaporta të jetë anglisht ose nuk kalojnë fëmijët që kanë lindur në fshatra e qytete të këtij vendi. Nuk është vetëm anglishtja gjuhë e OKB-së, është dhe frëngjishtja, spanjishtja me rusishten dhe kinezçen. Pra, duhet që në pasaportën shqiptare të shkruhen pesë gjuhët e OKB-s së, kështu kërkojnë policët e pikave kufitare të Greqisë. Ky është nosens dhe nuk ka të bëjë asgjë as me ato që thonë se po shkelet toponimia greke e as me ndonjë kërcënim nga ana shqiptare ndaj popullit të këtij vendi.
2- Ato janë pasaportat biometrike sipas parametrave dhe kërkesave të BE-së dhe çështja tek ato nuk qëndron se si është shkruar, por te siguria e vlefshmëria e saj për të gjitha vendet e BE-së, natyrisht përfshirë dhe Greqinë.
Këto pasaporta biometrike kanë disa vjet që janë pranuar nga BE dhe mbi bazën e sigurisë së madhe të tyre ( nuk kopjohen lehtë, etj), përveç elementeve të tjera të rëndësishme të kontrollit në aparatin shtetëror, që të realizohej liberalizimi i vizave. Askush nga vendet e BE-se , përfshirë dhe Greqinë nuk e shkruan pasaportën e vet në gjuhën që do ky apo ai shtet, siç kërkojnë policët e pikave kufitare në Greqi këto muajt e fundit.
Po policët e pikave kufitare të këtij vendi me çfarë të drejte e kërkojnë një nonsense të tillë?. Edhe greqisht po ta shkruanim emrin e Kosturit, në anglisht nuk do të shkruhej dhe as të shqiptohej Kastorja, siç ja kanë ndryshuar priftërinjtë ortodoksë. Ne shqiptarët që jemi aq të lashtë sa greket i themi Selanikut me emrin Selanik, kështu i thonë dhe e shkruajnë në gjuhën angleze, nuk e bëjnë dot anglezët Thesaloniki, siç e duan priftërinjtë ortodoksë që komandojnë dhe kanë komanduar Greqinë, me ndihmën e Rusisë. Në fakt këta priftërinj duhet të ankohen ndaj të gjithë botës se askush në botë nuk e thërret dhe e shkruan këtë qytet Thesaloniki, ku kanë jetuar shqiptarët dhe hebrenjtë.
Po përse janë nxitur policët e pikave kufitare të marrin rrolin e politikës dhe të kishës? Ata nuk e bëjnë dot interpretimin e emërtimeve dhe nuk e vendosin ata gjuhën që shkruhet në pasaportat e rusëve, arabëve, kinezëve, indonezianëve, hebrenjve, etj. Në asnjë gjuhë tjetër nuk shkruhen pasaportat siç duan këta policë. E vetmja gjuhë që i rri afër gjuhës që flasin sot këta policë është gjuha shqipe. Ndaj nuk ka ndryshime të toponimeve në Greqi nëpërmjet shkrimit në pasaportat e fëmijëve shqiptarë që kanë lindur në disa fshatra e qytete të këtij vendi. Tek këta ka frikë se rikthehet përsëri shqipja në këtë vend nëpërmjet shkrimit të emërtimit të vendit të lindjes së disa dhjetëra fëmijëve me origjinë shqiptare. Ndryshe nuk ka pse të krijojnë problem. Problem mund të krijohet nëse ata nxiten nga politikanët dhe kisha e tyre.
-3-
Të çudit fakti se kjo polici kufitare e këtij shteti nuk kërkoi ditët e Pashkës moshyrjen e mosdaljen e këtyre fëmijëve që kanë pasaportë të shkruar shqip vendlindjen, po ku vendlindja shkruhet Kostur dhe jo Kosturja. Pra në ditët fetare lejohen, në ditët e zakonshme nuk lejohen. Çfarë shpjegimi mund t’i japim kësaj? Politikë e madhe e policëve të pikave kufitare ? Policët nuk e bëjnë dot. Këtë gjë mund ta bëjë vetëm politika e vendit që deri më sot komandohet nga kisha ortodokse. Pra ditët e festive fetare kjo gjë e të ashtuquajturës toponimi nuk krijon problem, ditët e tjera po.
Unë nuk besoj të këtë renë kaq poshtë Ministria e Jashtme greke, sepse nuk ekziston asnjë problem që nga pasaportat e shkruara në shqip të disa fëmijëve mund të cënohet shqiptimi greqisht i toponimeve greke( pra vendeve ku kanë lindur këta fëmijë). Pra ajo e di se me Shqipërinë nuk mund të krijoje çështje emërtimi siç ka krijuar me Maqedoninë, ku gati gjysma e popullsisë është shqiptare. Nuk e cënon në fakt as emërtimi çam, apo Çamëria , sepse kështu e kanë shkruar nga pavarësia e tyre dhe deri para Luftës së Dytë Botërore .Që të justifikohen shkruajnë Tsamidhes për vallen çame që kanë shumë qejf ta këndojnë e ta vallëzojnë si gjoja këngë të tyren. Dhe lumin që kalon përmes Çamërisë e shkruajnë Thiamis.
Duket janë qarqe të caktuara që bëjnë presion në politikën greke të bëjë një farë reagimi që nuk ka mbështetje as logjike dhe as nga vendet e BE për këtë çështje që krijojnë policët e pikave kufitare me urdhër herë ditor, herë javor. Kjo duket sikur duan të bëjnë diçka në kundërpërgjigje të përmendjes së Prevezës nga kryeministri shqiptar gjatë festimeve të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.
Urojmë që kjo çështje të mbetet vetëm këtu e të mos thellohet më, pra të mos pengohen më fëmijët me origjinë shqiptare të lindur në disa fshatra e qytete të Greqisë sepse në pasaportat e tyre emërtimi i vendit të lindjes është shkruar në gjuhen shqipe. Nëse e vazhdojnë na lind mendimi se qarqe të caktuara greke të lidhura fort me kishën ortodokse, kërkojnë një alibi tjetër për presione ndaj Shqipërisë. Duam të besojmë për hir të nevojës së marrëdhënieve të mira midis dy vendeve që kjo të mos ndodhë. Tani Shqipëria është në fazën e zgjedhjeve parlamentare që kanë ndezur një luftë politike të ashpër midis partive politike. Por pas kësaj faze çdo qeveri që do formohet në Tiranë do të dijë të mbajë shënim kësi lloj sjelljesh të pajustifikuara dhe të veprojë në të njëjtën monedhë.
(er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)