Fushë Krujë, krim në familje, burri vret me çifte bashkëshorten
Krimi brenda familjës ngre përsëri krye, edhe pse fundjave. Bashkëshorti ka vrarë guran më armë zjarri pas një konflikti banal të lindur mes tyre.
Ngjarja e rëndë është regjistruar në Fushë Krujë, në fshatin Derven, ku Gjin Menga 52 vjeç, pas një zënke me bashkëshorten e tij Liliana Menga 45 vjeç, ka marrë armën e zjarrit tip çifte dhe ka qëlluar në drejtim të saj.
Nga të shtënat 45-vjeçarja ka humbur jetën menjeherë, kurse pasi ka kryer krimin 52-vjeçari Menga, autori i ngjarjes është vetëdorëzuar në polici, sëbashku me armën që i mori jetën bashkëshortes.
Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta policie, të cilat kanë kqyrur vendin e ngjarjes, ndërsa nisën punën për të zbardhjen e plotë të vrasjes.
Informacionet paraprake flasin për një konflikt banal në familje, i cili shkoi deri në gjakderdhje. Krimi në familje është një akt që kohët e fundit po merr shumë jetë njerëzish, ku më të rrezikuarat janë gratë dhe vajzat shqiptare.