E Diel, 1 Nëntor 2026

PD mbledh grupin parlamentar, Basha: Rama vuan nga sindroma e vitit zero

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar paraditen e sotme se partia të cilën ai drejton nuk do të bëhet pengesë për integrimin e vendit në familjen europiane. Vetëm një orë para nisjes së seancës plenare ku do të diskutohet programi i qeverisë Rama për katërvjeçarin e ardhshëm, Basha theksoi në mbledhjen e grupit parlamentar demokrat se deputetët e djathtë do të tregojnë konsensus për çdo reformë që çon vendin drejt integrimit europian.

Ndërsa u ndal tek programi i qeverisë së re, ai e cilësoi atë një manifest me mungesë serioziteti dhe përgjegjshmërie. Basha akuzoi Kryeministrin e mandatuar për qëndrimet e tij nihiliste në raport me punën e mazhorancës së djathtë, pasi sipas tij bilanci pozitiv i qeverisë së tij është në sytë e mbarë publikut.

Kështu siç është manifesti i qeverisë do të krijojë vetëm frenim dhe rënie, dobësim të ekonomisë dhe krizë. Rrumbullakosja kësisoj dhe paraqitja e maifestit tregon mungesë serioziteti dhe papërgjegjshmëri. Kanë humbur premtime të bujshme elektorale pa nisur ende mirë qeverisjen. Ata janë të zhytur në sindromën e vitit zero, shprehje e të jetuarit brenda një bote paragjykimesh dhe shprehje të nihilizmit ndaj punës së kundërshtrait politik. Bilanci i qeverisë sonë është në sytë e mbarë publikut. Shumë shpejt bilanci i qeverisë së tij do të duhet të matet me bilancin e qeverisë sonë.Ne duam që vendi të përparojë dhe jeta e njerëzve të përmirësohet, por sindroma e vitit zero nuk mund të jetë stimul për përparim. Ofron vizione të konsumuara dhe të dështuara të të gjitha kohërave u shpreh Basha.
Ndërsa konstatoi se tullumbacet e fushatës së kolaicionit të majtë kanë nisur të plasin që në paraqitjen e programit, Basha tha se nga sot do të nisë edhe përballja me mosmbajtjen e premtimeve të dhëna qytetarëve shqiptarë, duke premtuar kështu një debat të ashpër në Kuvend.

Shqiptarëve që u është premtuar shërbim shëndetësor falas u themi sot me keaqardhje se u kanë gënjyer. Po kështu uniformave të policisë që u është premtuar dyfishim i rrogave, i kanë gënjyer.
Luga e madhe e fushatës është zhdukur dhe është shndërruar në lugë kafeje apo pikatore. Tullumbacet e fushatës kanë plasur që tani. I tillë është premtimi për hapjen e 300 mijë vende pune. Më shumë se gjysma e tyre llogarriten të jenë të vetëpunësuarit në fshat. Kjo listë është e gjatë, ne i kemi paralajmëruar dhe denoncuar që në fushatë, gënjeshtrat e koalicionit të majtë. Disa kanë dalë që tani, e të tjera do të dalin gjatë qeverisjes. Vendi nuk ka faj që qeveria do të tërhiqet nga premtimet e saj. Këtu është në lojë çështja e kontratës me zgjedhësit. Kush mashtron ka dështuar pa nisur. Kush mashtron duhet të përballet menjëherë me pasojat dhe përballja nis sotpërfundoi Basha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›