Sequi takon Metën: Pres një Kuvend larg konfliktit politik
Brukseli pret të shikojë një parlament me një forcë shumice konstruktive por dhe opozitë konstruktive dhe të fortë . Kështu deklaroi ambasadori i BE i akredituar në vendin tonë Ettore Sequi, gjatë një prononcimi për mediat pas takimit që pati me kreun e ri të pralamentit Ilir Meta në Kryesinë e Kuvendit.

Ishte një takim konstruktiv dhe shumë i përzemërt. E urova zotin. Meta për zgjedhjen e tij në postin e kreut të Parlamentit dhe për angazhimet pozitive në rrugën drejt BE-së. Shpresojmë dhe besojmë që ky Parlament do të jetë një parlament që do të nxisë më tej dialogun e konstruktivizmin brenda partive. Shpresojmë që bashkëpunimi për arritjen e integrimit do të jetë pika lidhëse mes forcave të opozitës dhe maxhorancës u shpreh ai.
Ndërsa vlerësoi angazhimin e Kryeparlamentarit në rrugën e integrimit të Shqipërisë në BE, Sequi apeloi për nxitje të bashkëpunimit mes mazhorancës e opozitës në funksion të arritjes së objektivit madhor kombëtar, integrimit në BE.
Shpresojmë që pas 23 vitesh të përpjekjeve të përbashkëta shumica dhe opozita do të bashkëpunojnë me njëra tjetrën dhe shpresojmë që ky bashkëpumim të kurorëzohet së shpejti. Roli i kryetarit të Parlamentit është shumë i rëndësishëm. Besoj se Meta me vizionin e pikëpamjet e tij do të ndihmojë në këto arritje. Brukseli do të shikojë një Parlament me një forcë shumice konstruktive por dhe opozitë konstruktive dhe të fortë. Më