E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushe-Kruje ne shtepite e permbytura vetem burrat

Situate e veshtire paraqitet edhe ne Fushe-Kruje ku permbytjet kane bere deme te pallogaritshme ne pasurite individuale te banoreve duke nxjerre jashte perdorimit pajisjet elektroshtepiake dhe orendi.


Njoftimet nga ky qytet bejne me dije se llumrat e sjella nga lumi Zeze gjate vershimit jane ende te pranishme ne banesa dhe mjediset e qytetit dhe se po punohet per te bere largimin e tyre si dhe per te ndihmuar banoret e goditur nga fatkeqesia. Ne gjendje te veshtire ndodhen sot sipas njoftimeve rreth 600 familje si dhe mbi 500 biznese te demtuara.

Situata ne lagjen Bakushe e Vishaj vazhdon te jete e rende. Furnizimi me energji elektrike eshte nderprere ndersa shume banesa te permbytura jane bosh pasi banoret jane larguar. Gjate nates ne to qendrojne vetem burrat. Banoret ankohen gjithashtu se deri tani nuk kane marre asnje ndihme dhe askush nuk ka vajtur per te pare demet.


Ndersa tregu i qytetit eshte i mbyllur dhe vazhdon te jete i mbuluar nga dherat dhe llumrat e lumit Zeze. Kreu i Bashkise se Fushe-Krujes Ismet Mavriqi deklaron se do te demshperblehen banoret per demet e shkaktuara. Sipas Mavriqit situata eshte nen kontroll.


Nderkohe niveli i ujit ne rezervuarin e Bacunit eshte normalizuar dhe nuk ka asnje problem per hapjen e tij. Mavriqi tha se deri tani nuk mundet te flitet per kosto te demtimeve ndersa po vazhdohet puna per hapjen e kanalizimeve dhe vendeve te bllokuara.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›