E Diel, 1 Nëntor 2026

Fushë-Krujë, policia sekuestron një arsenal të tërë armësh

FUSHË KRUJË- Zbulohet arsenal i tërë armësh dhe lëndësh plasëse në fshatin Zalle të Fushë-Krujës. Policia ka arritur të sekuestrojë 2 predha kundratanke, 10 mina kundratanke, 21 kuti me ndezësa, 119 kapsolla detonatore 3 mijë fishekë model 56, 120 metra fitil zjarrpërcjellës, 78 kg tritol ose 150 kallëpe, prej tyre 2 pako të gatshme për plasje.

Arsenali i armëve dhe lëndës plasëse u gjet e fshehur në 2 vende të ndryshme. Në një banesë në pronësi të shtetasit me inicialet Y.Z ende i pa proceduar nga policia, ndërsa pjesa tjetër në një guvë në periferi të fshatit.

Sekuestrimi i armëve erdhi pas aksioneve të policisë prej disa ditësh, duke kujtuar këtu që fshati Zall është përfshirë ditët e fundit nga një seri shpërthimesh me objekt fabrikën e cimentos.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›