E Shtunë, 31 Tetor 2026

Historia e Gjykates se OKB-se per krimet e luftes ne ish Jugosllavi

Ish udheheqesi ushtarak i serbeve te Bosnjes gjenerali Ratko Mlladic eshte i pandehuri me i fundit qe del para Gjykates Nderkombetare te Kombeve te Bashkuara per krimet e luftes ne ish Jufosllavi me seli ne Hage. Korrespondenti i Zerit te Amerikes Andr de Nesnera i hedh nje veshtrim historise se gjykates dhe punes se saj.                                          

Gjykata e Hages per ish Jugosllavine u krijua nga Keshilli i Sigurimit i Kombeve te Bashkuara ne maj te vitit 1993 per te nxjerre para drejtesise personat e akuzuar per krime te kryera gjate konfliktit te Bosnjes ne periudhen 1992-1995. Llogaritet se 100 mije njerez u vrane dhe 2 milion te tjere u shperngulen si pasoje e luftimeve.

Kjo ishte hera e pare qe krijohej nje gjykate per krime lufte qe kur udheheqesit e Gjermanise naziste u ndoqen penalisht ne gjyqet e Nurembergut dhe zyrtaret japoneze ne gjyqet e Tokios.

Ekspertet thone se ndryshe nga gjyqet e Nurembergut dhe te Tokios Gjykata e Hages per ish Jugosllavine u krijua gjate kohes se luftes.

David Kaye ekspert i ligjit nderkombetar ne Universitetin e Kalifornise ne Los Angeles UCLA thote se Kombet e Bashkuara kishin nje arsye te vacante per ngritjen e gjykates nderkombetare gjate konfliktit e ajo ishte shkurajimi.

Nese ekzistonte nje mekanizem qe do ti vinte individet para pergjegjesise kjo mund te bente qe njerezit ne terren perfshire ketu edhe autoritetet ushtarake e politike te ishin pergjegjese per keto lloj krimesh mund ti bente qe ata te mendoheshin mire sepse po te kryenin krime te tilla mund te paditeshin dhe te dergoheshin ne Hage per tu gjykuar.

Marko Hoare ekspert i ceshtjeve te Ballkanit ne Universitetin Kingston te Londres parashtron nje arsye tjeter.

Gjykata e Hages u krijua ne nje kohe qe dukej se Perendimi dhe komuniteti nderkombetar po vepronin shume keq ata deshtuan te arrinin paqen. Lufta po acarohej dhe perkeqesohej para syve te tyre pra krijimi i gjykates u pa si nje alternative ne mungese te veprimit me qe komuniteti nderkombetar nuk mori ndonje hap per te ndalur krimet te pakten u krijua nje gjykate per te denuar autoret e ketyre krimeve. Pra ishte nje alternative ne vend te masave per parandalimin e krimeve.

do akt-padi ne Gjykaten e Hages per ish Jugosllavine degjohet nga 3 gjykates dhe denimi arrihet me 2 vota. Denimi mund te apelohet dhe degjohet nga 5 gjykates te tjere. Dhe me qe kjo eshte gjykate e Kombeve te Bashkuara nuk jepet denimi me vdekje denimi maksimal eshte burgimi i perjetshem.

Zyrtari me i larte qe eshte gjykuar ne Hage ishte ish presidenti i Jugosllavise Sllobodan Milosevic i akuzuar per genocid krime kunder njerezimit dhe shkelje te ligjeve te luftes.

Marko Hoare thote se Millosevici e perdori gjykaten si mjet propagande.

Ai nuk u perpoq te vetembrohej nga akuzat. Ai nuk miratoi nje strategji ligjore dukej se ai e perdori gjyqin si platforme ku mbante fjalime politike. Deri diku ai i zgjati procedurat sa me shume qe pati mundesi dhe e shnderoi gjykaten ne nje cirk. Kjo beri qe gjyqi te shtyhej deri ne ate pike sa ai vdiq ne Hage dhe si rezultat ai mbeti pa u denuar.

Ekspertet thone se vdekja e Millosevicit ne mars te vitit 2006 disa muaj para se te shpallej denimi ishte nje goditje e rende per gjykaten e Hages.

Por David Kaye thote se me kalimin e viteve gjykata e Hages ka fituar besimin e institucionit ligjor.

Ajo ka zhvilluar dhjetra gjyqe. Gjyqe per serbe dhe kroate te Bosnjes per boshnjake muslimane per shqiptare te Kosoves dhe per serbe ne Serbi dhe per maqedonas. Gjykata e Hages e ka shtrire punen e saj ne te gjithe lufterat e ish Jugosllavise ne vitet 90-te. Prandaj mund te thuhet se ajo e ka fituar besimin e duhur dhe ne pergjithesi gjyqet kane qene te drejta.

Qe prej krijimit gjykata ka ngritur aktpadi kunder 161 personave dhe ka perfunduar procedurat ligjore per 126 prej tyre. 64 veta jane denuar dhe 13 jane shpallur te pafajshem.

I pandehuri me i fundit shume i njohur qe doli para Gjykates se Hages eshte ish udheheqesi ushtarak i serbeve te Bosnjes gjenerali Ratko Mlladic. Ai u arrestua muajin e kaluar dhe doli per here te pare para Gjykates se Hages me 3 qershor. Aktualisht Gjykata e Hages po gjykon edhe ish udheheqesin politik te serbeve te Bosnjes Radovan Karaxhic gjyqi i te cilit vazhdon qe prej tetorit te vitit 2009.

Tani mbetet vetem nje person qe i ka shpetuar gjykates nderkombetare te OKB-se. Ai eshte Goran Haxhic ish presidenti i se ashtuquajtures Republika Serbe e Krajines ne Kroaci. Ai eshte akuzuar per vrasje persekutim shfarosje dhe torture.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›