Vlorë, përmbarimi nuk kthen asetet e Norgës
VLORË- Fabrika e kompanisë A&B Group vijon të mos jetë në gjendje pune, duke i shkaktuar kësaj kompanie një dëm të madh ekonomik, në një kohë kur kanë kaluar rreth 7 ditë nga vendimi i Gjykatës së Vlorës për kthimin e aseteve të kësaj fabrike, nga kompania private përmbaruese, e cila kreu më parë sekuestrimin, ende nuk ka ardhur zbatimi i tij.
Geri Haxhiraj, administratori i A&B Group ka deklaruar për NEWS24 se procesi i prodhimit në këtë kompani vijon të jetë i pezulluar, për shkak se kompania përmbaruese, vijon të mbajë pjesët kompjuterike kryesore të cilat mundësojnë këtë proces.
“Të gjitha pjesët kompjuterike janë shkulur dhe asetet kryesore të fabrikës, të cilët ndihmojnë për procesin e prodhimit në këtë fabrikë nuk janë kthyer ende nga kompania përmbaruese, e cila nuk respektoi një vendim gjykate. Gjykata e Vlorës kishte dhënë një urdhër ekzekutiv që bazohet tek rikthimi i aseteve kryesore të fabrikës, të cilat kishin qënë të sekuestruara”, thekson Haxhiraj.
Ndërkaq pritet ndërhyrja e organeve të drejtësisë, për tërheqjen e aseteve të A&B Group, të cilat aktualisht, i ka kompania private përmbaruese.
“Kemi bërë kallëzim në Prokurori dhe është Prokuroria ajo që do veprojë në këtë rast dhe do gjykojë. Dëmi është i pallogaritshëm, shumë i madh. Thjesht ambientet e fabrikës janë liruar, por ajo s’mund të punojë pa pjesët kompjuterike”, u shpreh më tej administratori i Norgës.
Fabrikat e kompanisë A&B Grup u sekuestruan rreth 2 javë më parë nga Raiffeisen Bank, pasi ky institucion deklaroi se kompania nuk kishte shlyer kredinë e marrë.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Vlorë, përmbarimi nuk kthen asetet e Norgës