E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkesë-padia e PS, Kolegji Zgjedhor zbardh vendimin

TIRANE- Kolegji Zgjedhor zbardh vendimin për kërkesë padinë e Partisë Socialiste, pa skaduar ende afati. Vendimi është firmosur nga të 5-të gjyqtarët.

Mësohet se rreth orës 21:40 Kolegji Zgjedhor ka protokolluar në sekretarinë e Gjykatës së Apelit vendimin e zbardhur, në bazë të së cilit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do numërojë të gjitha votat e hedhura në kutitë e gabura, për të gjitha qendrat e votimit në Tiranë.

Ky vendim u morn ë 13 Qershor dhe pritet tu shpërndahet të 3 palëve, Partisë Socialiste, Partisë Demokratke dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Kolegji u shpreh se pasi të numërohen këto fletë të kontestuara, rezultati për to ti shtohet shumatores aktuale që ka KQZ dhe më pas të realizohet tabela përmbledhëse për Tiranën.

Ndërkohë Kolegji rrëzoi kërkesën e PS për 117 kuti votimi që numëroi KQZ për fletë të kontestuara me argumentimin për mos akordim shifrash.

(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›