Administrata 'Basha', 20 drejtori ende bosh
TIRANE-Administrata 'Basha' ende nuk është plotësuar totalisht. Kjo për arsye se po rivlerësohet struktura e Bashkisë së Tiranës, strukturë e cila është hartuar nga drejtuesit e mëparshëm në vitin 2008.
Deri më tani, në Bashkinë e Tiranës është bërë emërimi i disa drejtuesve të rinj, vendet e të cilëve u lanë vakante nga drejtorët e mëparshëm që dhanë dorëheqjen. Në postin e Administratorit të përgjithshëm është emëruar Etion Kapedani, shef i Kabinetit të kryetarit Lulzim Basha është Florian Pustina, ndërsa këshilltar për Median, Edi Lesi. Shumë poste të tjera do lihen vakante deri në momentin që do miratohet struktura e re e Bashkisë nga Këshilli Bashkiak. Sipas informacionit të dhënë nga Bashkia, mbledhja e Këshillit pritet të zhvillohet pas datës 15 shtator.
Veç dy nënkryetareve, Jorida Tabaku dhe Edmond Panariti që janë prezantuar nga kryebashkiaku Basha, janë emëruar në postin e drejtorit të Drejtorisë së Shërbimeve, Taulant Zeneli, ndërsa drejtor i Policisë Bashkiake, Florenc Hoxha. Ky i fundit është i komanduar në këtë post dhe po kryen njëkohësisht edhe funksionin e kryeinspektorit të Inspektoratit Ndërtimor, pasi edhe posti që më parë mbahej nga Ardit Kaja, ka mbetur bosh. Ndërsa në Ndërmarrjen nr.2 të Punëtorëve të qytetit është Luzhiana Abazi, ish-kryetarja e njësisë nr.6, e cila nuk arriti të fitonte një mandat të dytë në zonën e Kombinatit. Për sa i përket dy ndërmarrjeve të tjera, ajo nr.1 dhe ndërmarrja nr.3 janë duke u drejtuar nga nënkryetarët, pasi dy drejtorët e mëparshëm kanë dhënë dorëheqjen. Në Bashkinë e Tiranës, pas vendimit të Kolegji Zgjedhor që shpalli fitues për Tiranën Lulzim Bashën, fillimisht kanë dhënë dorëheqjen e menjëhershme dy nënkryetarët, drejtoresha e Kabinetit si dhe gjithë anëtarët e kabinetit të ish-kryetarit Rama.
Kjo valë dorëheqjesh është pasur edhe me largimin e 23 drejtorëve të përgjithshëm dhe drejtorëve të drejtorive, poste të cilat në pjesën dërrmuese vijojnë të jenë vakante.
(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)