Minatorët e Bulqizës: ACR 2 ditë afat të plotësojë kërkesat
BULQIZE-Konfederata e sindikatës së minatorëve dhe Komisioni i Grevës vendosën t’i lenë edhe 2 ditë kohë firmës austriake ACR për plotësimin e kërkesave të tyre, ndryshe do të rinisë greva e urisë.
Minatorët e Bulqizës caktuan që dita e sotme dhe e nesërme të jenë ditë reflektimi për kompaninë austriake që kjo e fundit të arrijë një marrëveshje zyrtare.
Në të kundërt, minatorët kërcënojnë se do të përshkallëzojnë protestat që vijojnë prej 3 muajsh dhe rifutjen në grevë urie.
Ashtu si edhe 3 ditët e shkuara minatorët i janë drejtuar që në orët e para të mëngjesit edhe sot ambienteve të ACR-së për të zhvilluar protestën e tyre.
Ata mbeten të vendosur në kërkesat e tyre për investim në minierën e Bulqizës, rritje të pagës në nivelin 20-40%, si dhe përmirësim të kushteve të punës.
(d.b/BalkanWeb)