E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria greke ashpërson masat e kursimit

Kabineti qeveritar grek ka vendosur masa të tjera kursimi. Pas debateve të gjata ministrat votuan për një plan të ri kursimesh. Gjatë takimit kryeministri grek Giorgos Papandreu ka bërë thirrje për "bashkim kombëtar", bën të ditur agjencia e lajmeve ANA.

Në fjalën e tij kryeministri Papandreu tha se do të luftojë për të marrë miratimin e shumicës së parlamentit për planin e kursimeve. Paketa e re parashikon kursime në nivelin e 28.4 miliardë eurove deri në vitin 2015.

Plani parashikon gjithashtu përshpejtimin e privatizimit të ndërmarrjeve shtetërore, prej të cilave brenda vitit 2015 do të derdhen 50 miliardë në arkat e shtetit. Më pas, pjesë e masave priten të jenë rritja e taksave si dhe shkurtime të rrogave të punonjësve dhe disa ndihmave sociale, të cilat janë kusht për pagimin e kredive të reja nga kredidhënësit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›