Futboll: Kandidatët për “Topin e artë”
PARIS- Revista franceze “Frans Futboll” ka publikuar emrat e10 lojtarëve që mund të jenë fitues të “Topit të Artë” për vitin 2009.Ndër emrat e lakuar në këtë listë, katër janë nga lojtarët e Barcelonës.
Futbollistët që mund ta fitojnë këtë çmim nga radhët e kampionit aktual evropian janë, Lionel Mesi, Anders Iniesta, Zllatan Ibrahimoviç dhe Çavi Ernandez.
Në po këtë listë ndodhet edhe Samjuel Eto, i cili deri verën e kaluar luajti në Barcelonë. Eto tashmë mbron ngjyrat e Interit.
Lista vazhdon me Didije Drogba i Çelsit, Stiven Zherard i Liverpulit,Kristiano Ronaldo e Kaka të Real Madridit si dhe Vejn Runi i Mançester Junajtid.(e.n/rel/BalkanWeb)