Zgjedhjet, PS zyrtarizon emrat e kandidatëve
TIRANË- Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së PS, e cila ka zgjatur për më shumë se dy orë. Ndërkohë që bëhet e ditur se gjatë mbledhjes së koalicionit Aleanca për të Ardhmen ka pasur diskutime të shumta në lidhje me përfaqëusesit e këtij koalicioni për emrat qe do kandidojne ne zgjedhjet e 8 majit.
Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë nga Selia Rozë bëhet e ditur se po mbahet një takim i aleatëve me kreun e PS Edi Rama të cilët po diskutojnë mbi vendimet e marra në lidhje me zgjedhjet e 8 majit.
Janë vendosurr tashmë emrat e qarqeve kryesore ku në pjesën më të madhe spikasin kandidatë të cilët ashtu sic bëri me dije kryetari i PS dje rikonfirmojnë kandidimin e tyre në postet që kanë mbajtur gjatë zgjedhjeve të 2007.
Ndërkohë nga informacionet e para të mbërritura nga selia e PS mësohet se emrat e kandidatëve të vendosur tashmë janë, për Tiranën Edi Rama, Elbasan rikandidon Qazim Sejdini, Korcë Niko Peleshi, në Vlorë Shpëtim Gjika, Lezhë Gjok Jaku, në Lushnje Fatos Tusha, Sarandë Stefan Cipa, në Berat Fadil Nasufi, Pogradec Artan Shkëmbi,në Shkodër Genc Uruci, në Kukës Alfred Cenga,Durrës Vangjush Dako, në Gjirokastër rikandidon Flamur Bime,Himarë Gjergji Goro, Fier rikandidon Baftjar Zeqaj.
.
Nga zyrat e Selisë Rozë bëhet e ditur se do të ketë një konferencë për shtyp ku do të bëhen zyrtare emrat e kandidatëve për të cilët kryesia për shkak të propozimeve të shumta nuk kishte rënë dakort gjatë mbledhjes së djeshme.
Ndërkohë që burime pranë selisë Rozë bëjnë me dije se po përfundojnë procedurat e zbardhjes së emrave zyrtarë të cilët priten ti dërgohen KQZ.
Bëhet e ditur se sot në orën 24:00 skdon edhe afati i regjistrimit të kandidatëve për zgjedhjet e ardhshme vendore në KQZ, ku mësohet se deri tani asnjë nga dy forcat kryesore nuk është regjistruar.
Mësohet se ashtu sic deklaroi dje kreu i PS Edi Rama në konferencën e mbajtur pas mbledhjes së kryesisë përzgjedhja e emrave është bërë në mënyrë të tillë që të mos ketë asnjë keqardhje ndërmjet aleatëve.
MBLIDHET KRYESIA E PS, PRITET TË ZYRTARIZOHEN KANDIDATËT
Ora 13:00 Partia Socialiste ka mbledhur sot për të dytën herë radhazi kryesinë e saj për të vendosur kandidatët zyrtërë për bashkitë dhe komunat të cilët do të konkurojnë bashkarisht në koalicionin Aleanca për Ardhmen në zgjedhjet e 8 majit.
Nga burimet e PS socialiste bëhet e ditur që diskutimet po zhvillohen mbi ato zona të ashtuquajtura problematike për të cilat ka më shumë se dy propozime. Kështu mësohet se ka diskutime nga ana e aleatëve mbi Shkodrën, Beratin dhe Sarandën.
Mbledhja e parë e kryesisë së PS u mbajt pasditen e djeshme ku pas diskutimeve të gjata kryetari i kësaj parti Rama në një konferencë për shtyp pranoi se e kryesia ka hasur vështirësi në përzgjedhjen e emrave pasi sipas tij ka më shumë se një propozim për një numër të konsiderueshëm bashkish dhe komunash.
Ndërkohë që gjatë konferencës së djeshme u rikonfirmuan emrat e atyre kandidatëve që në vitin 2007 kanë vituar me një shumicë të konsiderushme votash. Kështu në Elbasan është rikonfirmuar Qazim Sejdini, në Korcë Niko Peleshi, në Vlorë Shpëtim Gjika, në Durrës Vangjush Dako dhe në Fier Baftjar Zeqaj, në Lezhë Gjok Jaku.
Data 28 mars është edhe afati i fundit ligjor i regjistrimit të kandidatëve të forcave politike pjesmarrëse në zgjedhjet e 8 majit në Komisionin Zgjedhor.Gjatë ditës së sotme pritet që dy partitë kryesore në vend, Partia Demokratike dhe Partia Socialiste të regjistrojnë kandidatët e koalicioneve të tyre brenda këtij afati, që skadon në orën 24:00 të ditës së sotme.
Një ditë më parë Këshilli Kombëtar i PD-së miratoi dhe shpalli listën e plotë të kandidatëve të përzgjedhur që do të konkurrojnë për 383 njësitë vendore në shkallë vendi.
(e.m/BalkanWeb)