E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fushë krujë, arrestohet i kërkuari për vrasje

Policia e Krujës ka bërë të mundur arrestimin e shtetasit Afrim Cubi, i dyshuar për vrasje. Ky arrestim është bërë në zbatim të vendimit të Gjykates së Rrethit Gjyqësor Krujë e cila në të njënjtën datë mbi kërkesën e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, kishte vendosur caktimin e masës së sigurimit "Arrest në Burg", për këtë shtetas.
Burimet zyrtare të policisë njoftojnë se nga aktet e deri tanishme të këtij procedimi penal rezulton se ka dyshime të bazuara, se gjatë vitit 2001, personi nën hetim Afim Cubi ndodhej si emigrant në Mbreterinë e Bashkuar, ku për autoritetet Britanike ka qënë I deklaruar si shtetas Kosovar. Sipas provave të grumbulluara deri në këtë moment, ka dyshime se personi nën hetim Afrim Cubi, në 2001, rreth orës 19.30, në adresen ''1 Beachborough Road Gh'' Cheriton, Folkestone, Kent-Angli, pas një sherri banal, ka qëlluar me thikë duke i shkaktuar vdekjen një tjetër shtetasi Frederik Ndreka.
Që nga ajo kohë personi nën hetim Afrim Cubi ishte larguar nga Mbreteria Bashkuar duke arritur ti shpëtojë ndjekjes penale dhe qëndronte në banesën e tij në Fushë Krujë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›