E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshja me Greqinë, Meta: I gabuar, vendimi i PS

TIRANË- Zv/ kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme e konsideroi si të gabuar vendimin e PS-së dhe të partive të tjera opozitare për të ankimuar në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen për kufinjtë detar me Greqinë.
Në një prononcim për mediat, Meta tha se, “shpreh keqardhjen sepse nuk është kjo mënyra për një forcë politike për të vepruar në mënyrë të instrumetalizuar, aq më tepër kur kemi të bëjmë me një çështje politike serioze”.
“Unë e mirepres Ramën edhe në Minstrinë e Jashtme ku ai mund të takohet me të gjithë ekspertët që janë marrë me këtë çështje,- pohoi Meta -duke shtuar se, "është e drejtë e tij të veprojë për të ndërrmarë nisma të tilla”.

Dje Partia Socialiste dhe disa parti të tjera të vogla, të majta dhe të djathta, nënshkruan një marrëveshje për të ankimuar javën e ardhshme në Gjykatën Kushtetuese marrëveshjen detare mes Greqisë dhe Shqipërisë.

Ky projektligj ndërkaq pritet të shqyrtohet në Kuvend, por vetëm dje u mësua se në axhendën 3 javore ratifikimi i marrëveshjes nuk ekzistonte. Ndërkohë nga Kuvendi nuk bëhet i ditur se kur do të ratifikohet marrëveshja e përcaktimit të kufirit detar mes dy vendeve, Shiqpërisë dhe Greqisë.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›